KQZ miraton rolin e Policisë së Shtetit në ditën e zgjedhjeve

252
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Me pesë vota pro, KQZ ka miratuar projektligjin ku përcaktohet qartë roli i Policisë së Shtetit dhe rastet kur uniformat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.

Në prezantimin e bërë nga kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, u bë me dije se do të krijohet edhe një regjistër me veprat penale që më pas do të mbahet nga Drejtori i Policisë së Shtetit, ku do të përcaktohen dhe shkeljet dhe sanksionet që lidhen gjatë përmbushjes së detyrave nga ana e policisë së shtetit.

Projektvendimi parashikon formën dhe dokumentin e identifikimit të punonjësit të policisë së shtetit. Detyrimin e drejtorit të policisë që me urdhër të veçante të përcaktojë llojin e armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajnë punonjësit e policisë së shtetit. Detyrimi për policinë e shtetit që të përcaktoje planin e masave. Parashikohet instruktimi dhe trajnimi i policisë së shtetit. Ndalimin e angazhimit  të punonjësit të policisë për të përdorur dhe angazhuar me detyra zgjedhore. Janë përcaktuar rregullat për komunikimin dhe bashkërendimin e masave të KZAZ-së me policinë e shtetit dhe dokumentonim e rasteve”.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme janë bërë denoncimet e para lidhur me shkeljet që maxhoranca ka bërë në aktin normativ. Bëhet fjalë për deputetin Bujar Çela që ka dorëzuar leje legalizimi, dhe për ministren Belinda Balluku, për të cilën është kërkuar hetim administrative.