Kosovarët e arrestuar për terrorizëm në Itali: Fitojmë parajsën nëse hedhim në erë urën

314
Sipas përgjimeve të kryera nga policia italiane anëtarët e celulës terroriste kosovare të arrestuar sot në qytetin e Venecias po organizonin të kryenin një atentat terrorist në një nga vendet më simbolike të qytetit, në urën Rialto.
”Do të fitojmë parajsën nëse hedhim në erë urën Rialto, qindra të vdekur do shkaktojmë” mësohet të jenë shprehur anëtarët e kësaj celule terroriste në bisedat telefonike mes tyre.
Gjithashtu ata shpreheshin të entuziazmuar pas sulmit terrorist pak ditë më parë në Parlamentin e Londrës.
Krahasoheshin me atentatorin e Londres. Duke krahasuar veten me atentatorin e Londrës ata shpreheshin; “Mezi po pres t’i betohem ALLAHUT, Ishallah më lejojnë të bëj betimin jam gati të vdes”
Të arrestuarit janë të gjithë nën moshën 30 vjeçare ndërsa më i vogli është minoren. Dy prej kosovarëve të arrestuar punonin si kamerierë në një lokal në qëndër të Venecias.
Fisnik Bekaj 24 vjeç rezident rrugën Fratelli Bandiera te komunës së Marghera,
Dale Haziraj 25 vjeç rezident në lagjen Castello në Venezia
Arjan Babaj, 27 vjeç rezident në lagjen San Marco të Venecias
Ura Rialot është një nga 4 urat më antike e më të famshme që kapërcejnë Kanalin e Madh në qytetin e Venecias, e cila është e mbushur në çdo orë të ditës nga qindra turistë e banorë të qytetit e një nga 4 urët që kapërcejnë Kanalin e Madh të Venecias.
Arrestimet janë kryer rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, në një nga pallatet në qëndrën historike të Venecias pranë tetarit La Fenice të qytetit, Njëri prej tyre është arrestuar në zonën Campo Manin, në afërsi të kinema Rossini.