Korrupsion e kontrabandë, lihen në burg dy doganierë dhe dy policë të Qafë Thanës

146
Sigal

Gjykata e Pogradecit ka lënë burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë, të cilët u kapën duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

Konkretisht me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi.

Ndërsa tre tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie.

Masa e sigurisë sapo ka përfunduar në Gjykatën e Pogradecit.

Dhoma e Avokatisë se Pogradecit nuk i ka bojkotuar masat e sigurisë dhe të ndaluarit janë përfaqësuar në proces nga avokatët e tyre.