Koronavirusi “ngrin” pagesat e kredive për 3 muaj

342
Sigal

Banka e Shqipërisë ka vendosur të “ngrijë” pagesat e kredive në tre muaj. Thuhet se vendimi do të jetë i vlefshëm për individët dhe për subjektet private.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se këstet do të falen. Vendimi është marrë në përshtatje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me qëllim shmangien e radhëve në banka dhe për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur daljen e individëve nga banesat apo dhe shmangien e kontakteve të mundshme.

Sa i përket modaliteteve që do të përdoren, Banka e Shqipërisë do të publikojë një vendim të plotë për të udhëzuar institucionet e nivelit të dytë se si do të duhet të veprojnë. Në periudhën e “ngrirjes” së pagesës së kredive nuk do të aplikohen gjobat mbi mospagesën.