Koronavirusi/ Në urgjencën e Infektivit edhe tre pacientë të tjerë, pritet rezultati i analizave

400
Sigal

Të paktën tre persona të tjerë, përveç gjashtë të infektuarve me virusin COVID 19 po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinën e parë në Shqipëri.

dy prej këtyre personave janë çifti nga Skrapari dhe një rast tjetër i ardhur nga Sanatoriumi. Këta po mbahen të izoluar në katin zero të Infektivit, deri në daljen e përgjigjeve të analizave nga ISHP.

Mësohet se bëhet fjalë për një procedurë standarde, ku çdo persona që vjen me ambulancë të dedikuar, mbahet i izoluar deri sa të dalin analizat, pra mbahen në urgjencë.

“Janë 16 bokse me nga 12 shtretër për pritjen e tyre. Pastaj nëse del pozitiv me COVID 19 ai shtrohet në katin e parë ku janë edhe 6 të tjerë të prekur nga ky virus. Nëse del negativ del nga urgjenca”.

Gjashtë personat e shtruar tek infektivi janë në gjendje stabël, nuk kanë komplikacione.
Megjithatë ai shtoi se në ambientet e Infektivit është parë disa herë të hyjë e të dalë një autoambulancë që çon monstrat e analizave në ISHP.