Vijojnë problemet me Unazën e Re: KPP rrëzon një tjetër vendim të ARRSH-së

616
Sigal

Vijojnë problemet me Unazën e Madhe: KPP rrëzon një tjetër vendim të ARRSH

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar një tjetër vendim të Autoritetit Rrugor Shqiptar lidhur me projektin e Unazës së Madhe. Bëhet fjalë për kontratën me objekt me objekt “Supervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rreth rrotullimi Shqiponja Loti 2”, ku Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ARRSH shpalli fitues pas një rishikim vendimi kompaninë “Geosat Group” & “IKN” shpk.

Historia e komplikuar e kësaj kontrate ka kohë që zvarritet mes trinomit ARRSH, KPP dhe operator ekonomik dhe në finale ka anulim të vendimeve.

Gjithçka nisi në korrik të vitit 2019 ku ARRSH hapi procedurën për supervizionin ku nga katër kompani shpalli fituese kompaninë Gjeoconsult. Pas disa kundërshtimeve operatori Instituti Konsulences ne Ndertim IKN, paraqiti në 23 gusht në KPP ankesën e tij lidhur me këtë vendim. Komisioni i Prokurimit Publik vendosi në tetor që ARRSH të bënte rivlerësim të procedurës.

Fill pas këtij vendimi Autoriteti Konktraktor vendosi që të shpallte fitues kompaninë IKN çka ka bërë që këtë herë në KPP të shkojë Gjeokonsult së cilës i është hequr e drejta e të qenit fitues i kontratës.

Argumentet në ankimim

Gjeokonsult kja argumentuar ndër të tjera se oferta që shpallur fituese nga ana e ARRSH për mbikqyrjen ishte nën nivelet minimale që parashikohen nga ligji. Teksa fondi limit i procedurës ishte 10.7 milionë lekë kompania fituese ka ofruar gati 50 për qind e kësaj vlere çka sipas ankimuesit dhe KPP është një vlerë që nuk pranohet nga kuadri ligjor në fuqi.

KPP shprehet në vendim se nga shqyrtimi i dokumentacionit “propozimi ekonomik” të operatorit ekonomik “Geosat Group &IKN” shpk, rezulton se vlera e ofertuar për realizimin e kontratës objekt prokurimi eshtë 6,206,400 lekë pa tvsh. “Referuar informacionit të autoritetit kontraktor të sipërcituar, rezulton se vlera minimale e mbikqyrjes e përllogaritur për objektin “Supervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2” të procedurës së prokurimit objekt ankimi, është më e madhe se vlera e ofertuar nga operatori ekonomik “Geosat Group&IKN” shpk. KPP gjykon se vlera e ofertuar nga operatori ekonomik “Geosat Group&IKN” shpk nuk është në përputhje me VKM nr. Nr.354 datë 11.05.2016 “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”, dhe rekomandimin e APP-së, pasi është më e ulët se vlera minimale e përllogaritur nga autoriteti kontraktor për realizimin e kësaj kontrate.

Vendimi i KPP

Lidhur më këtë situate KPP në vendimin e datës 4 mars 2020 ka vendosur “të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Gjeokonsult” & Co” sh.p.k për procedurën e prokurimit “Shërbim Konsulence”, me Nr.REF-23485-05- 23-2019, me objekt “Supervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”, me fond limit 10.700.000 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 12.07.2019, nga autoriteti kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO-së mbi kualifikimin e operatorit ekonomik “Geosat Group” & “IKN” sh.p.k, duke e s’kualifikuar atë. Autoriteti kontraktor, brenda 10 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryera” thuhet në vendim.

Aktualisht lidhur me Projektin e Unazës së Madhe vijon prishja e ndërtimeve në anë të saj për t’i hapur rrugë zbatimit. ARRSH dhe Drejtoria e Policisë Rrugore bënë me dije pak ditë më parë planin e devijimit të trafikut për këtë projekt.