Koronavirusi/ “Lahuni 3.5 metra larg njëri-tjetrit”, ja si do të bëjmë plazh këtë verë

416
Sigal

Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë hartuar një draft në lidhje me masat anti-Covid19 që do të respektohen përgjatë sezonit turistik.

Në këtë draft, caktohen të gjitha rregullat që do të ndiqen nga ky sektor, duke nisur që nga afishimi i rregullave nëpër hotele, restorante apo dhe bare, e deri tek pajiset mbrojtëse apo dhe vendosja e tavolinave për klientët.

Ndërkohë, mes të tjerash aty përcaktohet qartë se të gjithë personat që do të hyjnë nëpër këto mjedise, bare, restorante apo hotele, do duhet t’ju matet temperatura një nga person që do të jetë i trajnuar.

Si nis një ditë plazhi?

Në çdo hyrje ambienti, hotel, restorant apo kafe, vizitorit i matet temperatura, dhe në rast se ajo rezulton e lartë komunikohet pranë autoriteteve. Më pas turisti apo qytetari, mund të akomodohet në çadrën e tij, e cila do të jetë 3.5 metra larg tjetrës, për të shmangur kontaktin e afërt mes njerëzve.

E njëjta distancë do të respektohet edhe mes personave të cilët futen të lahen në det, përveç rasteve kur prindi, duhet të gjendet pranë fëmijës së tij të mitur, apo në raste të veçanta të këtij lloji.

Duhet bërë domosdoshmërisht dezinfektimi i duarve.

3.4 Inventari i pajisjeve anti-Covid19 që duhet të ketë çdo sipërmarrje turistike

Përpara fillimit të aktivitetit dhe kontaktit me njerëzit, çdo sipërmarrje turistike duhet të
sigurojë kompletin e pajisjeve të mbrojtjes anti-Covid19, por pa u kushtëzuar vetëm në to,
sipas listës në vijim të detajuara në Aneksin #1, për të gjithë stafin dhe vizitorët potenciale,
përgjatë gjithë periudhës së ushtrimit të aktivitetit përkatës:– maska të fytyrës të tipit FFP2;– doreza njëpërdorimshe latex; – pajisje mbrojtëse për fytyrën dhe/ ose syze mbrojtëse; – veshje me mëngë të gjata e të plota njëpërdorimshe; – mbulesa të kepuceve njëpërdorimshe; – dezinfektues / peceta higjenike për të pastruar sipërfaqet; – termometra elektronik apo pajisje të monitorimit automatik të temperaturës; – qese dhe kosha të veçantë për mbetjet e rrezikshme; – purifikues dhe higjenizues automatik ambjentesh; – solucione me përbërje alkooli të pastrimit të duarve dhe ambjenteve.

Ky inventar pajisjesh anti-Covid19 duhet të jetë në çdo moment i përditësuar, brenda
afateve të skadencës dhe lehtësisht i aksesueshëm për këdo që duhet ta përdorë sipas
rregullores anti-Covid19 të sipërmarrjes dhe këtij protokolli. Mos përmbushja e këtij detyrimi nga ana e sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike mund të përshkallëzohet në marrjen e masave të menjëhershme administrative deri në pezullimin e plotë të aktivitetit.

  1. Rregulla të transportit me autobuzë/ furgona turistikë

Mjetet e transportit turistik, përfshirë autobuza, furgona, automjete të vogla, trena, anije
turistike etj… duhet të marrin masat e nevojshme për përshtatjen e tyre në mjete transporti
të kontrolluara (anti-Covid19), përpara se të fillojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

  1. I gjithë mjeti të dezifektohet nga sipërmarrje të licensuara, dhe të pajiset me të gjithë
    inventarin e pajisjeve të nevojshme anti-Covid19, përshirë këtu edhe kutitë e
    emergjencës dhe të ndihmës së shpejtë për cdo rast.
  2. Sediljet dhe sidomos sipërfaqet që mund të kontaktohen me duar, dhe konsiderohen
    mbajtëse të mikrobeve, duhet të dezinfektohen rregullisht disa herë në ditë, si dhe të
    higjenizohen me pajisje pastrimi me përbërje alkooli.
  3. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të mbajnë përgjatë gjithë kohës maska dhe doreza
    si dhe të reskpektojnë distancën fizike me pasagjerët. Përgjatë ngarkim-shkarkimit të
    bagazheve duart duhen dezinfektuar me kujdes.
  4. Shoferi dhe shoqëruesi i mjetit duhet të informojnë pasagjerët në gjuhë të kuptueshme
    për ta, mbi rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike me të paktën 1 metër nga njëri-tjetri,
    si dhe duhet të informojnë pasagjerët mbi protokollet e masave anti-Covid19 në rast të
    konstatimit të të dyshuarve me simptoma të infeksionit Covid19.
  5. Mjeti i transportit turistik të pastrohet me kujdes para dhe pas përdorimit nga vizitorët,
    si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, me kujdes dhe vëmendje të vecantë në krahët e
    mbështetjes së sediljeve, parmakëve mbështetës, xhamave si dhe dyerve.
    6. Rekomandohet të vendoset një mbrojtëse fizike midis sediljes së shoferit dhe
    pasagjerëve (pleksiglas ose të ngjashme me to). Nëse kjo nuk është e mundur atëherë
    rreshti i parë i sediljeve pas shoferit të mos përdoret për uljen e pasagjerëve.
  6. Rekomandohet që numri dhe rregullimi i pasagjerëve nëpër vendet e mjetit të jetë i tillë
    që të lejojë distancën prej 1 metri midis tyre. Nëse është e mundur, rekomandohet që
    udhëtarët të mos ulen direkt pas njëri tjetrit, por në formë diagonale duke e lënë bosh
    vendin pas secilit1
  7. Rekomandohet që përgjatë gjithë periudhës së udhëtimit, pasagjerët të përdorin maska
    mbrojtëse njëpërdorimshe të cilat mund të vihen në dispozicion nga administratori i
    mjetit turistik.
  8. Rekomandohet që ventilimi i mjetit të jetë sa më natyral dhe të evitohen ku është e
    mundur kondicionimi.

6.17 Bufeja dhe makinat e lengjeve

Në rast te ofrimit te ushqimit ne opsionin bufe, klienteve u ndalohet te kryejne vetsherbimin e ushqimit. Kjo duhet te kryhet nga personeli i restorantit. Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e perdorura pas çdo shërbimi bufe.

Makineritë e kafesë dhe lengjeve, duhen perdorur nga nje punonjes i restorantit. Nuk
lejohet perdorimi i tyre nga klientet. Pjesët më në kontakt me duart e përdoruesit, duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën pas çdo shërbimi dhe më shpesh nëse është e
nevojshme.

10.8 Larja e enëve, lugve, pirunjve, thikave dhe pecetave te tavolines

Të gjitha enët, luget, pirunjte, thikat, gotat duhet të lahen dhe dezinfektohen në një makinë larëse enësh, duke përfshirë sendet që nuk janë përdorur, pasi ato mund të kenë qenë në kontakt me duart e klienteve ose të punonjësve.

Duhet të kontrollohet funksionimi i duhur i pajisjeve për larjen e enëve, veçanërisht
temperaturat e funksionimit, si dhe dozimi i saktë i kimikateve të pastrimit dhe dezinfektimit.

Nëse për ndonjë arsye kërkohet larje manuale, duhet të ndiqen hapat e zakonshëm (larja,
dezinfektimi, shpëlarja), duke marrë nivelin maksimal të masave paraprake. Tharja duhet
të bëhet duke përdorur peshqir letre të disponueshëm. Mbulesat e tavolinave dhe pecetave duhet të lahen në mënyrën e zakonshme
dhe te hekurosen.

Një turist që shfaq simptoma duhet të izolohet nga kalimtarë të tjerë, të pajiset me maskë dhe doreza, të mos qëndrojë në ambiente kur riciklohet ajri, të përdorë veshje një përdorimëshe, për të shmangur infektimin e qytetarëve të tjerë.