Koronavirusi, kush është i infektuari i ri në Fier

318
Sigal

Në Fier është konfirmuar sot një rast i ri me koronavirus.

Abc news raporton se rasti i ri është një nga familjaret e nëpunëses së DAR, e cila u konfirmua pozitive ditën e djeshme.

Kjo është një vatër e re e infeksionit në Fier, ndërsa janë duke u bërë verifikime për të tjera kontakte.

Nga të dhënat e deri tanishme pavarësisht se është bërë hetimi ende nuk dihet se nga e ka marrë koronavirusin, nuk dinë të thonë se kanë pasur kontakte me persona të infektuar apo me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit.

Pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, pasi deri më tani janë konfirmuar 23 të infektuar.