Koronavirusi/ Dhjetë pacientë të tjerë fituan sot betejën me COVID-19

355
Sigal

Dhjetë persona të prekur nga Covid– 9 janë shëruar ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ndan lajmin e mirë me ndjekësit.

“LAJM I MIRË: 10 TË SHËRUAR SOT”- shkruan Rama.

Me dhjetë pacientët e shëruar ditën e sotme, shkon në 99 numri i shqiptarëve që kanë fituar betejën me COVID-19.