Koronavirusi shkakton 59 mijë viktima në të gjithë botën, në Spanjë humbën jetën 850 persona brenda 24 orëve

275
Sigal

Mbi një milionë persona në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me COVID-19.

Ndërkohë, numri i viktimave rritet nga ora në orë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 59,203 persona. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 229,000 të tjerë.

Europa është epiqendra e koronavirusit. Në Itali kanë humbur jetën 14,681 persona dhe në Francë janë shënuar 6,507 viktima.

Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, ku aty numri i viktimave ka shkuar në 11,198. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 850 njerëz dhe qeveria ka ashpërsuar masat.

Një tjetër vend i prekur nga COVID është edhe Gjermania, ku atje 1,275 njerëz kanë humbur jetën.

Po kështu, edhe në SHBA është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve, pasi ka shkuar në 277,475 dhe janë shënuar 7,402 viktima.