Korçë/ Aksident në Bulevardin “Republika”, automjeti përplas një këmbësor

281
Sigal

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “Republika” në Korcë.

Burime raportojnë se një makinë ka përplasur një këmbësor e për pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit. Këmbësori po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit. I aksidentuari është shtetasi Y.Xh rreth 60 vjec, ndërsa drejtuesi i mjetit është shtetasi H.D.