Korçarët bëhen “copash” në akull, 10 qytetarë me fraktura në urgjencë

189
Sigal

Prej katër ditësh banorët e lagjeve në Korçë po vuajnë për shkak të ngricave që janë krijuar pas reshjeve të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Pedonalja e qytetit vazhdon të jetë e bllokuar, janë hapur vetëm dy anë të rrugës për këmbësorët ndërkohë që pjesa tjetër është e gjitha e mbuluar nga bora. Pedonalja është pjesa kryesore e qyteti ku ndodhet dhe bashkia Korçë. Ndërkohë që situata mbetet e vështirë për të gjitha lagjet e Korçës të cilat vazhdojnë të jenë të mbuluara nga ngrica dhe akulli prej katër ditësh. Në urgjencën e Korçës janë paraqitur 10 qytetarë të cilët kanë pësuar fraktura nga rrëshqitjet në akull dhe situata mbetet problematike. Qytetarët e Korçës i bëjnë thirrje bashkisë dhe firmave kontraktuese që kanë marrë përsipër të pastrojnë qytetin të marrin masa sa më shpejt.