Korça “pushtohet” nga dëbora, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë

210
Sigal

Janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të vendit, si rezultat i temperaturave të ulëta. Reshjet e dëborës kanë nisur në Korçë duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve. Aktualisht raportohet se aksi rrugor Korçë-Dardhë është i kalueshëm pjesërisht për automjetet e pajisur me zinxhirë. Mësohet se policia rrugore po bën kontrolle duke mos lejuar qarkullimin e makinave që nuk kanë zinxhirë apo goma dimërore.

Deri më tani në akset e tjera rrugore nuk ka probleme sa i takon lëvizjes së makinave për shkak se prezenca e dëborës nuk ka shkaktuar vështirësi në qarkullim.