Korça, ”porta” e refugjatëve

326
Sigal

Nuk është më lajm që Shqipëria është porta ”e artë” për refugjatët që e shohin tokën tonë si bekim për kalimin drejt vendeve të BE-së. Kufiri i gjelbër me Greqinë në juglindje është porta kryesore e refugjatëve nga vendet e luftës që synojnë të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë drejt BE.  Qershori shënoi rritjen e fluksit dhe veprimtarisë së dhënies së ndihmës së paligjshme kundrejt pagesës nga të ashtuquajturit taksistë të emigrantëve.

Së fundmi edhe Lezha është kthyer në një stacion i grupeve të refugjatëve që synojnë kufirin me Malin e Zi ose atë me Kosovën që janë dy rrugët përmes të cilave tentojnë vendet e BE. Përballë këtij shqetësimi qytetar dhe rrezikut të aktivizimit të grupeve kriminale të Trafikimit, prefekti i Lezhës kërkoi më shumë kujdes. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020 në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, 3 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Paçka se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë është rritur, numri i personave që mbahen në qendrën e azilkërkuesve në 3 muajt e fundit ka rënë madje kjo qendër është thuajse e boshatisur. Aty qëndron një numër i vogël personash të cilët kanë përfituar prej vitesh statusin e azilantit, siç është rasti i këtij refugjati, i cili edhe pse ka mësuar gjuhen shqipe dhe refuzon të flasë në media. Me largimin e refugjatëve nga qendra pritëse për azilkërkuesit, sipas banorëve janë zgjidhur dhe problematikat e cenimit të rendit dhe vjedhjes së banesave që ndodhen në zonë.