Rrahu gruan e tij, policia i shkon në shtëpi 61 vjeçarit në Tiranë dhe i vë prangat

371
Sigal

Arrestohet një 61 vjeçar në Tiranë i cili ka  ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

 Në pranga ka rënë A.M., 61 vjeç, të cilit policia i ka shkuar në shtëpi, pasi akuzohet për dhunë në familje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 61 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.