Kontrolli zbulon 108 mijë euro të fshehura mes rrobave e celularëve, detaje nga aksioni në Portin e Durrësit

344
Sigal

Një shumë prej 108 mijë euro është gjetur sot nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, gjatë kontrolleve në një autobus me drejtues shtetasin I. F.

Gjatë kontrollit, Policia Kufitare ka gjetur disa pako me euro të fshehura në kutitë e mbushura me rroba dhe tek kutitë e celularëve, në shumën rreth 58 mije euro.

Ndërsa nga kontrolli në tavanin e autobuzit janë gjetur rreth 50 mije euro të tjera të fshehura.

Gjithashtu janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celularë pa faturë shoqëruese, e një sasi rrobash .

Vijon kontrolli i imtësishëm për gjetjen e sendeve të tjera të kundërligjshme.

Për veprime të mëtejshme janë njoftuar shërbimet e DVP Durrës.