Kejvina Kthella provokon sërish, poston fotot e nxehta nga plazhi

364
Sigal

Kejvina Kthella është një ndër modelet më të komentiara shqiptare. Ajo ka marrë gjithmonë vëmendje për paraqitjen e saj, por gjithashtu edhe për jetën personale. Ish-velina është shumë e ndjekur në rrjete social, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, dhe sigurisht nuk mungojnë as foto mjaft provokative.

Kejvina po shijon disa ditë relaksi ku së fundmi ka publikuar në Instagram disa foto ku duket joshëse, ndërsa e ka quajtur veten dhe “Miss plazhi”. Si çdo herë, postimi ka marrë shumë komente ku nuk kanë munguar komplimentet nga ndjekësit por edhe nga miqtë e saj.

Kujtojmë që Kejvina është komentuar së fundmi për një lidhje të mundshme me artistin Seven Saraqi. Madje, u aludua se dyshja kaluan periudhën e karantinës së bashku në SHBA, por modelja i hdhi poshtë këto thashetheme duke thënë se ata janë thjesht miq.