Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Kur Parlamenti thyen Kushtetutën dhe rregulloren e miratuar prej tij

13
Sigal

Kalimi në parim i Projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” në është sa jo kushtetues dhe për më tepër jo ligjor, për arsyet si më poshtë.  Unë them rregullin, ju bëni krahasimin, pa u lodhur shumë aman se kam merak!

Neni 157 i Kushtetutës pranon,

“1. Sistemi buxhetor përbëhet nga buxheti i shtetit dhe nga buxhetet vendore.

  1. Buxheti i shtetit krijohet nga të ardhurat e mbledhura prej taksave, tatimeve dhe detyrimeve të tjera financiare, si dhe nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ai përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit.
  2. Organet vendore caktojnë dhe mbledhin taksa dhe detyrime të tjera siç përcaktohet me ligj.
  3. Organet e pushtetit qendror dhe atij vendor janë të detyruara t’i bëjnë publike të ardhurat dhe shpenzimet”

Neni 158 i Kushtetutës pranon se,

“1. Kryeministri, në emër të Këshillit të Ministrave, i paraqet Kuvendit projektligjin për buxhetin e shtetit gjatë sesionit të vjeshtës, i cili nuk mund të mbyllet pa e miratuar atë.

  1. Në qoftë se projektligji nuk arrin të miratohet deri në fillim të vitit të ardhshëm financiar, Këshilli i Ministrave zbaton çdo muaj një të dymbëdhjetën e buxhetit të vitit paraardhës, derisa të miratohet buxheti i ri.
  2. Kuvendi miraton buxhetin e ri brenda 3 muajve nga dita e mbarimit të vitit të kaluar financiar, përveçse në rastet e vendosjes së masave të jashtëzakonshme.
  3. Këshilli i Ministrave është i detyruar t’i paraqesë raport Kuvendit lidhur me zbatimin e buxhetit dhe me borxhin shtetëror për vitin e kaluar.
  4. Kuvendi vendos përfundimisht pasi dëgjon edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.”

DËGJUAT GJË NGA SA MË SIPËR PARASHIKOHET!

 

Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, parashikon në,

Nenin 66 “Pezullimi dhe mbyllja e seancës plenare”

“Pezullimi dhe mbyllja e seancës plenare

  1. Në rast se në sallën e seancës plenare, cenohet seriozisht rendi i punimeve, shkaktohet kaos dhe nuk merren parasysh kërkesat për mbajtjen e rregullit, drejtuesi i seancës plenare lë vendin e tij dhe seanca plenare quhet e pezulluar.
  2. Në rast se pas rifillimit të seancës, kaosi vazhdon përsëri, drejtuesi i seancës plenare e pezullon seancën për një periudhë kohe të caktuar ose e mbyll atë.
  3. Në rast mbyllje të seancës plenare, Kuvendi mblidhet në seancën plenare më të parë me të njëjtin rend dite”.

PËRKUNDËR  KALOI SOT NË PARIM

Neni 72 “Tërheqja e nismës”

“Nismëtari i projektligjit ose i projektvendimit mund ta tërheqë projektin e tij deri në çastin kur ai nuk është votuar në parim në seancë plenare”.

Neni 74

Diskutimi në parim

  1. Diskutimi në parim për projektligjin fillon me paraqitjen nga nismëtari të arsyeve që kanë çuar në propozimin e projektigjit, si dhe me paraqitjen e raportit të komisionit përgjegjës dhe, sipas rastit, të Këshillit për Legjislacionin. Leximi i raportit bëhet nga kryetari i komisionit dhe mund t’i jepet fjala, me kërkesë të tij, edhe relatorit të projektligjit në komisionin përgjegjës për jo më shumë se 10 minuta.
  1. Për diskutimin në parim drejtuesi i seancës u jep fjalën deputetëve që kanë kërkuar të diskutojnë, duke harmonizuar pjesëmarrjen për çdo grup parlamentar. Përpara mbylljes së diskutimit kanë të drejtë të flasin relatori i projekligjit në komisionin përgjegjës jo më shumë se 5 minuta dhe kryetarët e grupeve parlamentare, duke filluar nga grupi me numrin më të vogël të deputetëve”. Fakt, i cili nuk ndodhi !