Po peshkonte buzë lumit Drin/ Zhduket 50-vjeçari në Dibër

238
Sigal

Dibër-Një 50-vjeçar me inicialet T. Xh ka humbur gjurmët pasditen e sotme pasi shkoi për të peshkuar buzë lumit të Drinit të zi.

Familjarët kanë lajmëruar menjeherë policinë dhe forcat “Shqiponja” kanë nisur kërkimet.

Aktualisht operacioni kërkimor është ndërprerë për shkak të errësirës ndërsa nuk dihet ende fati i 50-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.