Kongresi i parë i shkrimtarëve në Shqipëri dhe kur letërsia hyjnizonte Stalinin

898
Gëzim LLOJDIA

Nga Fakti i periodikut
Letërsia e vërtetë ishte e kurthuar. Mure dhe qelitë ishin shtrojerat e saj. Poetët duken se kanë filluar të përdorin plugun në vend të pendës. Gjithsesi në vend të frymës yllësore kanë përdorur forcën e muskujve. A çfarë mund të quhej ky soj krijimtarie? Përveç se do t’u shtonin : “Qani moj çobanka qani… u shkojnë për shtat letrave të asaj kohe, kur Lasgushi apo të tjerë poetë me brymë vese e lëndë shpirti kishin heshtur e shtrënguar të heshtnin. Kështu filloi të lërohet e plehërohen ugarishtet që nuk prodhonin kurrfarë prodhimi përveçse ca mbeturinave që askush nuk i përtypte dot. Kjo filloi të quhej letërsia e re e realizmit socialist. Por më shkoqur dhe më mirë e ka bërë në një rubrikë të veçantë tek krahasimet: “Flamuri”, ku shkronjësit e saj po shijonin dritëzën që të jep qytetërimi dhe letërsia e një kohe tjetër.

”Vet emri i Stalinit na mbush me jetë…”
Gazeta “Flamuri”, shkruan: “Më 7 shkurt të këtij viti fletorja Bashkimi botoi se viti 1949 ka shënua një përparim në zhvillimin e muzikës sonë. Ndërsa në vitin 1948, ka pasur vetëm 8 kompozime dhe 6 harmonizime, gjatë viti 1949 u punuan 23 kompozime, 80 harmonizime e punime këngësh për kor, bandë kanto, pianoforte, orkestër etj. Me gjithë këtë B. K ankohet se i ashtë kënduar hekurudhës, Punës dhe Planit dyvjeçar. Në vijimësi shkruhet 21 copëza tekste këngësh nga Aleks Çaçi”, tek fletorja Bashkimi që i kushtohen Stalinit. “Dhuratat e Stalinit, Bashkimi 20 dhjetor 1949 me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralizmit Stalinit.

Fjalët nga Aleks Çaçi, Muzika K.Kono:
Dielli ka dalë/ç’po këndon bilbili/eja të punojmë o zambakë prilli//më dogje ne zemër/erë e trëndafili/eja të këndojmë shpirti im moj Rine/I ke parë tinë/o zambak i prillit/ndihmat që na vijnë /që tej nga Rusia/I kam parë Rinë/ gonxhe e trëndafilit/janë të gjitha dhuratë e Stalinit/Pra më thuaj tinë/emrin si e kanë/se për kokën tënde/po vite vërdallë/më dogje moj Rinë/moj vetull kurorë/dhe në zemër shkruaj/u thonë traktorë/pa shiko si ecën/shih si çahet fusha/si do të bëhet stivë/dhe si do festojmë në kooperativë)/të rroj sa malet/sa populli vetë/emri i Stalinit/që na mbush me jetë/Hurra, hurra. hurra.
Mirëpo shihni çfarë mrekullie ka dhuruar mendja dhe penda e Naimit:
O malet e Shqipërisë, e ju o lisat e gjate!
Fushat e gjera me lule, q’u kam ndërmend dit’ e natë.
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjtë e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe edhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndoj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri me ep nderë, m’ep em¬rin Shqipëtar,
Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë t’ënde kurrë, zemra s’e ka harruar.
Lahuta e Malëcis’ e at Gjergj Fishtës:
Te nj mrriz, te nji lejthi
kishin ndodhur tre barinj
dy me dhen e një me dhi. 
Njeni plak e dy të rinj
Marash Uci e të bijtë e Calit
dy djem të lehtë si shpezt e malit
Marash Uci i Uc Mehmetit.
An e mban i kish ranë detit
kishte pa pronat e mbretit
cak prej Hotit tuj xanë filli
der kur piqet buka n’dielli/… 

Vjersha “Vajtimi”që po ju lexojmë tash, hartue nga GRUDA dhe botue në të përkohshmen “Hylli i Dritës” shumë vjet ma parë, i përshtatet shumë bukur gjendjes së sotshme të Atdheut tonë të robnuem:

Kemi mbete si vend pa zot, 
Keni vojte si pralla mot:
Nji krajl hin e t’jetri del, 
Aj na rrahë, t’jetri na shkel; 
Toka e fortë e qiella e naltë,
Kemi mbete si kali n’baltë!…
…Qi pret ditën me na marrë, 
Pa na lanun kurrkund fare;
Pa lanë fare as rod Shqyptarit,
Tuj na hupë gjuhën e t’parit!
Kongresi i parë i shkrimtarëve
Kronikat përcjellin lajmin se në 16 maj u mblodh në Tiranë, Kongresi i parë i Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesve sovjetik u shtrua puna që ishte bërë. Kryetari i shkrimtarëve Dhimitër Shuteriqi…” Gjergj Fisha,dhe Ernest Koliqi më shokë himnizues të jetës patriarkale, të shovinizmit, të misticizmit, apo të një fare lustre qytetërimi perëndimor, që nuk ishte tjetër veçse kozmopolitizmi i njohur i shtresave të larta të shoqërisë shqiptare…Raporti i Shuteriqit, thotë kronika e vitit 1957 ishte vetëm një ideologji. Cili qe faji i Mark Ndojës që u pushkatua, pyet kronikani? Shuteriqi thotë në këtë kongres:”Mark Ndoja me shokë deshi të fshijë nga defteri gjithë përpjekjen e re letrare të vendit tonë, duke u nisur pikërisht nga mohimi i frymës së partisë dhe udhëheqjes së partisë në art. Dhe në letërsinë sovjetike, ai me shokët e tij të fshinte jo vetëm Gorkin, Majakovskin, ndofta edhe Shollohovin….

Sa për Sejfulla Malëshovën u padit “për liberalizëm. Borgjez dhe pse pengonte triumfin e ideologjisë socialiste në letërsinë shqipe…”.
Ky kongres do të ishte sëpata e parë e mbrapme që do të godiste poetin kombëtar Fishtën, ai filloi si një realitet duke krijuar letrat me Hoxhën dhe Shuteriqin, por fillesat kanë qenë me shkëndijat e para me shqiptarin e pashkollë, me këngëtarin e pa mësuar, me atë lahutën me një tel që ka mbushur vëllime bukurie të pakrahasueshme. Në letërsinë shqipe nuk kanë sunduar por kanë lëshuar shkëndijime Fishta, Fan Noli, Mjeda. Kronika thotë se veprat kalojnë mbi kohë, poezia, proza nuk pyet ku ka lindur dorëarti, por edhe sikur të pyesë do të zbulojë se Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme. Kronika duke sjellë momente të asaj dite kuvendi thotë, se cilët ishin mjeshtrit e penës që u paraqitën në kongresin e Tiranës? Dhimitër Shuteriqi, Kol Jakova, Andre Varfi, Shefqet Musaraj, Aleks Çaçi. Pjesët e tyre quhen letrare vetëm, pse trajtojnë luftën kundër kundërshtarëve politik. Por këto krijime nuk e kalojnë vijën mesatare të krijesës së fluturimit. Jo nga poezitë e veprat e Fishtës, Nolit që janë larg, por nuk afrohen as me krijimet e Koliqit, as me ambëlsitë e Prendushit, as me krojet e Lasgushit. Si më të rinj dhe më të kapërcyeshëm më kohën komuniste dualën në shesh Llazar Siliqi, Fatmir Gjata, Mark Gurakuqi….Cilat ishin tiparet e këtyre veprave: frymëzimi i zbehtë, fuqia e fjalës së mekur, rreshtimi mekanik, fluturimi me krahë të rënduar. Në lëmin e prozës kronika përmend Dhimitër Shuteriqi me romanin me dy vëllime: “Çlirimtarët”,Sterjo Spasse me romanin “Afërdita përsëri në fshat”. Si do të duhej të ishte proza, ja çfarë u tha në këtë kongres: “Proza jonë në përgjithësi, e veçanërisht e tërë letërsia jonë, duhet të jetë brumosur me një frymë të thjeshtë optimiste…Kjo frymë optimiste të fryjë, jo vetëm kur ka gaz, por edhe kur ka vështirësi të mëdha…” Kronika përmendte si më të rinjtë e farkëtuar me kohën u paraqitën romancierët dhe novelistët, Fatmir Gjata, “Uji fle,hasmi s’fle”, “Tana”, Zini Sako me “Bereqeti”, Naum Prifti, Veis Sejko, Dhimitër Xhuvani, Moisi Zaloshnja, Spiro Xhai, shumica e këtyre tregimeve vizatojnë gjoja jetën e fshatarisë së lumtur, luftën, por të bësh një krahasim me krijimet e E. Koliqit, M. Kokalarit, A. Logorecit,, dallimi është një distancë që nuk arrihet dot me këmbët e tyre. Kronika përmend se pa ndihmën e kurrkujt në Shkodër Dom Ndoc Nikaj, Mihal Grameno në Korçë, Simon Shuteriqi në Elbasan i çelën rrugën romanit shqiptar. Në kohën e Rilindjes Kombëtare qenë shkrimtarët e mërgimit Frashëri, Peci, Konica, De Rada, Skiroi, të cilët bënë që gjuha të luajë rol në zgjimin dhe shkundjen e shpirtrave, poetët që pikturuan burrërinë, kryengritjen Fishta, Mjeda, Gurakuqi, Prendushi, Nikaj, Postoli, Grameno .

Në Shqipëri përmbyllet kronika shkrimtarët e vjetër kanë vdekë ose janë vrarë, kritikët janë bërë përkthyes e veprave marksiste,të rinjtë pjekin vjersha të pagueme…
Sigal