Inaugurimi i laboratorit të ri veterinar, Panariti: Cilësi ushqimore

519
Instituti i Sigurisë ushqimore dhe Veterinare tashmë do të ketë një laborator modern të kontrollit të cilësisë së ushqimore.
Në këtë institut sot është bërë inaugurimi i tij, ku Ministri Panariti, ka vlerësuar se, ky është investimi më i madh deri tani në fushën e veterinarisë.
“Investimi prej 1 milionë euro është financuar me fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare. Ky është laboratori më modern në Ballkan për analizat të cilat sigurojnë shëndetin e kafshëve bujqesore”-tha ministri Panariti.
Ndërsa Zëvëndës Kryeministri, Niko Peleshi tha se produktet tona do të jenë më të çertifikuara falë këtij investimi.
“Laboratori i ri do të garantojë sigurinë ushqimore në vend dhe produktet tona do tē jenë më sigurta, më te çertifikuara falë këtij investimi” tha Peleshi.
Kushtet bashkohore diagnostikuese i përgjigjen edhe një stafi të kualifikuar specialsitësh për parandalimi, zbullimi dhe identifikimin e sëmundjeve të kafshëve bujqësore.
Monitorimi i shëndetit të kafshëve, është garanci për sigurinë ushqimore. Ndërsa, laboratori bashkohorë, do të jetë në shërbim të fermerëve dhe bizneseve në kuadër të zbatimit të reformës veterinare.


Sigal