Kongresi i Autoriteve Lokale të KiE sot viziton Tiranën

493
Sigal

Delegacioni i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës do të mbërrijë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Burime mediatike nga Tirana në Bruksel, bëjnë të ditur se ky delegacion është ftuar nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës ishte institucioni i lartë që refuzoi të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Burime bëjnë me dije se delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE takim sot me Presidentin Meta.

Hera e parë pas shumë vitesh që një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale vjen në Shqipëri

Vizita në Tiranë vjen fill pas evidentimit të një numri të madh kryebashkiakësh me precedentë penalë

Burime bëjnë të ditur se vizita në Tirane, është programuar pas takimit që Presidenti Meta zhvilloi ne Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, z.Andreas Kiefer.