Protesta dhe të drejtat e njeriut / Nora Malaj : ‘Kur fasada e një shteti bie’

410
Përfaqësuesja e LSI, Nora Malaj ka reaguar në llogarinë e saj në rrjetin social facebook në lidhje me protestën e zhvilluar sot në Tiranë si vazhdim i së djeshmes ku kërkohet drejtësia për vrasjen makabër të të riut të pafajshëm Klodian Rasha. Zonja Malaj është ndalur tek fakti i fuqisë policore që është përdorur kundra qytetarëve dhe që është në kontradiktë të plotë të respektimit të të drejtave të njeriut. Sipas Malaj kjo tregon se shteti aktual është vetëm një fasadë dhe pas saj fshihet një diktaturë e frikshme që merr jetë. Por ajo gjithashtu shprehu edhe shpresë duke iu referuar reagimit të popullit që solli dhe shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe që mund të sjellë gjithashtu edhe fundin e diktaturës së rilindjes.
Ja postimi i plotë :
Kur fasada e një shteti bie !
Sot është 10 dhjetor, dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut !
Shqipëria ka dy ditë në protestë!
Policia , por dhe shteti vrau nje jetë!
Një djalë të ri 25- vjeçar , natën , në terr . Kështu e gjenë ketë ditë ndërkombëtare të te drejtave të njeriut në Shqipëri. Kudo protestohet . Në çdo cep të Shqipërisë e përtej saj . Revolta për Klodianin i ka kaluar kufinjtë! Tashmë Fasada e shteti ka rënë e bashkë me të shteti ka dal cullak , në sy të të gjithëve , duke treguar se cfarë shtet i kalbur është ndërtuar në keto shtatë vite , një dikaturë e re , na ka treguar se vetëm të drejta e njeriut nuk po garantohen më .
E drejta e fjalës e mohuar dhe e censuruar .
Fake news që prodhon qeveria , nepermjet mediave të blera , zene vendin në listën e shteteve që gënjeshtrën e kanë kthyer në mision .
E drejta Kushtetuese e perbaltur .
E drejta e pronës e tjetërsuar .
E drejta e punësimit e pamundësuar .
E drejta e jetës e percunduar .
E drejta e arsimit e anatemuar .
E drejta e sherbimit shendetesor , mision i pamundur.
E drejta e gjykimit e copëtuar.
Tashmë jetojmë në nje vend , ku garancia e jetës nuk mund të realizohet,tregon se Shqipëria ende është larg , shumë larg së ndertuari shtet social , ku të drejtat e njeriut të mos neperkemben.
Gjithcka sot , ne kete dhjetor flet se tashmë fasada e ketij shteti ka rënë . Ky shtet policor iu përgjigjet protestave të qytetarëve të tij vetëm me gazin lotsjellës dhe autobotëve me ujë. Tashmë turrma është irrituar dhe populli ndjen se ka ardhur koha që të reagoj .
Kur populli reagon , vjen shkarkimi i Ministrit të Rendit .
Kur populli merr ne dorë fatet e tij , ai tregon se tashmë te drejtat e tyre janë vetëm në duart e tyre !
Pas 30 – viteve ende jemi larg të drejtave të njeriut në Shqipëri!
Sot protesta ka mbledhur “ rreth flamurit të përbashkuar “ të gjithë shqiptarët për të marrë fatet e tij në dorë, se tashmë fundi është prekur me dorë!
Sigal