Konfirmohen tre raste të reja me koronavirus në Fier

416
Sigal

Një vatër e re është zbuluar në Fier teksa tre persona kanë rezultuar sot me COVID-19.

Mostrat e këtyre personave janë marrë prej 14 prillit dhe tashmë po punohet për gjurmimin e kontakteve të afërta.

Ndërkohë tashmë rastet në total në Fier shkojnë në 35 nga të cilët 14 të shëruar.