Konfirmohen pozitivë dy infermierë, ISHP raporton shifra të ulta të prekurish nga koronavirusi sot

316
Sigal

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 475. Nga këto, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës. Shqetësues është fakti se 2 nga të konfirmuarit pozitivë janë pjestar të stafit mjekësor.

Bëhet fjalë për një infermiere në Shkodër dhe një infermier të Urgjencës në Kukës.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi. Madje, Shkodra ditët e fundit është kthyer në një vatër të rrezikshme të koronavirusit në vend duke shënuar raste të shumta në çdo përditësim nga autoritetet.

Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit

-6 raste Tiranë
-1 rast Shkodër
-1 rast Kukës