54 vjeçari u gjet i pajetë brenda në kanal, policia jep detajet për viktimën

295
Sigal

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku një person u gjet i pajetë brenda një kanali me ujë në rrugën e Shëngjinit.

Trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar policinë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Në informacionin e parë policia bën me dije se ai “dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër”.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.