Koncensionarit të analizave i falen objektet me vlerë 97 milionë euro

678
Skandali me monopolin e krijuar për laboratorët e shërbimit mjekësor shtetëror shqiptar është bërë “preh” e monopolistëve serbë, të cilët duket haptazi që kanë ndikim urdhërues në ekonominë shqiptare, duke e detyruara shtetin shqiptar të firmos e vulos koncesione monopol, prej të cilëve “”prodhohen” miliarda që ikin nga Shqipëria, miliarda që janë produkt i zhvatjes së shqiptarëve me shërbime të centralizuar jetike. Kjo ka ndodhur me CEZ, me pullat fiskale, me energjinë elektrike, me transportin detar, rrugor e ajror, me shërbimet doganore, me ushqimet, me shërbimet telefonike, me kromin, bakrin e naftën, të cilët u janë dhënë të huajve që nuk paguajnë asnjë detyrim në financat e shtetit shqiptar dhe nuk vënë asnjë “tullë” në ekonominë shqiptare. 

Laboratorët e mjekësisë, “monopoli i zi” zhvatës e antiligjor që iu dhurua serbëve
Monopolin e radhës të shërbimeve publike, shteti u fali serbëve duke u dhënë kontrollin e plotë e të vetëm mbi laboratorët mjekësor. Këtë aferë korruptive e antiligjore, shteti e bëri me VKM “ilegale” nr. 80, të datës 28 janar 2015, me të cilën e prezantoi me fasadën false të një kompanie financiare amerikane,. Në fakt, laboratorët, sipas adresës së kontaktit që ka publikuar qeveria në VKM, rezulton se monopolin e laboratorëve mjekësor, ia ka dhënë një firme serbe, me qendër në Beograd e cila është e përzgjedhur e ministrit Beqja dhe e një grupi shtetarësh të përfshirë në këtë monopol si përfitues “çeqesh”, ose si aksionarë brenda këtij biznesi monopol, që do të “rrjep” financat e shqiptarëve me tarifa të larta, duke i bllokuar të drejtën për të bërë analizat mjekësore vetëm tek ky monopol. , që të privatizoj 120 laboratorët qendror e lokalë të shërbimit mjekësor shqiptar pa… pagesë! Troç, shteti me një copë letër të emërtuar “VKM”, por pa asnjë faturë financiare, i fal gjithë laboratorët mjekësor me pajisje e objekte firmës serbe e cila sipas “analizave”” të skandalit që po bëhet me grabitjen e laboratorëve, rezulton se ka “infeksion” antiligjor, klientelist e korruptiv. Në këtë grabitje laboratorësh pa asnjë qindarkë dhe pa asnjë detyrim tjetër, “viktimë” e pazareve dhe babëzisë së të ministrit Ilir Beqja, janë bërë laboratorët kryesorë në 36 rrethe, në 12 qarqe dhe 65 qytete e qendra klinikore e spitalore, por edhe 22 laboratorë në qendrat shëndetësore në komuna. Zyrtarisht, këto laboratorë i janë dhënë “peshqesh” firmës fantazmë serbe “International Finance Corporation”, me adresë zyrtare të shpallur në VKM nr. 80, të datës 28 janar 2015, me këto të dhëna: “Bulevardi Kralja Aleksandra, 8611000”-Beograd. Në fakt është bërë një pazar i pisët me pasuritë shtetërore, konkretisht me shërbimin laboratorik mjekësor shqiptar, prej të cilit, duke nisur nga muaji shtator 2015, firma “International Finance Corporation” do të “prodhojë” mbi 30 milionë euro në vit, vetëm duke bërë analiza mjekësore në laboratorët e shtetit shqiptar, të cilët i ka bërë pronë pa paguar asnjë qindarkë! 

Monopoli i laboratorëve, skdnal-krim shtetëror i ideuar nga ministri Beqja në bashkëpunim me “ortakët” serbë
Përmbajtja e VKM që kthen shërbimin laboratorik mjekësor shqiptar në pasuri priuvate të një firme serbe me maskë amerikane, përmban prova të shumta të krimit ekonomik në dhënien e këtij koncesioni, të cilat në mënyrë antiligjore e madje antikushtetuese. Po e nisëm me anën proceduriale zyrtare. VKM nr. 80, datë 28 janar 2015 e cila është miratuar që prej 28 janarit 2015, siç thuhet në fund të VKM “është futur në fuqi menjëherë” (urgjent), por që edhe sot pas 5 muajve futje në fuqi, kjo VKM nuk po publikohet në “Fletore Zyrtare”. Skandali thellohet, kur konstaton se VKM që fal shërbimin laboratorik të mjekësisë shqiptare me vlerë 97 milion euro objekte, truall e pajisje, nuk ekziston i publikuar as në faqen zyrtare të kryeministrisë, as në faqen zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, as në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, as në faqen zyrtare të Qendrës së Publikimeve zyrtare, as në faqen zyrtare të kompanisë serbe me logo amerikane “International Finance Corporation (IFC)”, që ka gllabëruar këtë koncesion gjigand. Dhe për të fshehur gjurmët e këtij koncesioni më përmasa, skemë zyrtare, me fytyrë e përmbajtje të plotë krimi ekonomik shtetëror, ministri Ilir Beqja, propozuesi i këtij koncesioni krim shtetëror e kombëtar dhe hartuesi i marrëveshjes, autorizon si person kontakti Zv/ministren e Shëndetësisë Milva Ikonomi e cila sipas dosjes që disponon gazeta “Telegraf”” është në lidhje të plota me menaxherin e këtij koncesioni, mjekun Georgi Petrov, personin serbo-bullgaro-ruso-maqedonas të 22 OJF në sektorin e mjekësisë në SHBA, Evropë, Ballkan e Azi, të autorizuar prej firmës “IFC” për të menaxhuar monopolin e laboratorëve. Këtë nuk e themi ne, por e përcakton VKM nr. 80, datë 28 janar 2015, me këtë paragraf: Adresa për komunikim nga pala shqiptare që fal laboratorët është Milva Ikonomi me detyrë Zv/ministre e Shëndetësisë të Shqipërisë, Bulevardi “Bajram Curri”, Nr. 1 Tiranë, telefon: +355 4 23 76 178, Shqipëri. Ndërsa për palën e firmës “International Finance Corporation (IFC)”, personi për komunikim është Mr. Georgi Petrov Menaxher Rajonal, Shërbimet këshillimore në IFC, për Partneritetin Publik Privat Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore, me adresë “International Finance Corporation (IFC)”, bulevardi “Kralja Aleksandra, 8611000 Beograd, Serbi, tel: (+381 11) 302375, Fax: : (-+38111) 3023 740. ja ccfarë ndodh tjetër: klineti (ministria e Shëndetësië), në rast se krijoni pengesë për mos realizimin e një pjese të shërbimeve laboratorike në favor të firmës serbe monopol IFC, detyrohet të paguaj një pagesë fikse prej 64 mijë dollarë amerikanë ($64.000) për shërbimet e përcaktuara në Aneksin 1 që do të paguhen në dy këste, secili brenda 15 ditëve kalendarike nga ngjarja e renditur në tabelën e mëposhtme kundrejt këtij kësti: Një pagesë për Suksesin e Transaksionit që nuk duhet të kalojë katërqind mijë dollarë amerikanë ($ 400,000) për Shërbimet e parashtruara në Aneksin 1 brenda 15 ditëve kalendarike, pas datës së mbylljes së transaksionit, dmth data në të cilën marrëveshja parashikon nënshkrimin e transaksionit. Për qëllime të këtij paragrafi “transaksion” nënkupton çdo marrëveshje apo grup marrëveshjesh që parashikojnë investimin në para në dorë ose në natyrë nga çdo person ( “Një Investitor”) në projekt qoftë (A) në formën e blerjes ose regjistrimit të aksioneve të Klientit. ose (B) blerjes së një pjese të konsiderueshme të aseteve të projektit me anë të blerjes, qerasë ose ndryshe. ose (C) marrjes përsipër të funksionimit dhe/ose menaxhimit të Projektit.
Pavarësisht nga sa më sipër, pagesa dhe shpenzimet e përmendura në Seksionin 4 më sipër nuk përfshijnë pagesa dhe shpenzime që lidhen me zbatimin e Projektit, si për shembull, pa kufizim, kostot e vendosjes, kostot e reklamave, kostot e fushatave të opinionit publik, ku të gjitha do jenë për llogari dhe do të paguhen (ose do të detyrohet të paguhen) nga Klienti sipas marrëveshjeve të drejtpërdrejta që duhet të bëhen ndërmjet Klientit dhe ofruesve përkatës të shërbimeve ose fondeve.
Te gjitha pagesat për IFC-në sipas kësaj Marrëveshjeje bëhen plotësisht kur të jenë të kërkueshme, në dollarë amerikanë në fonde menjëherë të disponueshme, pa asnjë zbritje për taksat, detyrimet, tarifat ose mbajtje të tjera bankare (të cilat duhet të përballohen nga klienti) në llogarinë e IFC-së.
Nëse përfundimi nga Klienti ndodh para përmbushjes së Shërbimeve të rcleruara ne Aneksin 1, IFC-ja ka të drejtë të marrë të gjithë pagesën e përmendur ne paragrafin (a) të Seksionit 4 më sipër, dhe Klienti do të paguajë shumën e mbetur nga pjesa e papaguar; dhe
(i) Nëse përfundimi nga Klienti ndodh pasi IFC-ja të ketë përmbushur së Shërbimeve të referuara në Aneksin 1, IFC-ja ka të drejtë të marrë të gjithë pagesën e përmendur në paragrafin (a) të Seksionit 4 më sipër, dhe Klienti do të paguajë shumën e mbetur nga pjesa e papaguar dhe
(ii) Nëse përfundimi nga Klienti ndodh pasi IFC-ja të ketë përmbushur shërbimet e referuara në Aneksin 1, Klienti do ti paguajë IFC-së një shumë totale të pagesës prej nëntëdhjetë dollarë amerikanë ($ 90.000); 
————————–
Ja adresa reale e kompanisë ICF
IFC-INTERNATIONAL FINANCE CORPORATION
MEĐUNARODNA FINANSIJSKA KORPORACIJA
ČLANICA GRUPACIJE SVETSKE BANKE
11000 BEOGRAD
BULEVAR KRALJA ALEKSANDRA 86-90
Telefon: (011) 3023-760
Telefaks: (011) 3023-740
Telefon: (011) 3023-750
Web adresa: www.ifc.org
Sigal