Kompensimi i pronave! Strasburgu i jep të drejtë Shqipërisë: Ligji i 2015 do të zgjidhë problemin

329
Sigal

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka njohur si një mjet të rregullt ligjor skemën për kompensimin e pronave të sekuestruara, miratuar nga qeveria në vitin 2015.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e disa ish-pronarëve të cilët pretendonin se skema e re e kompensimit është e papranueshme dhe anti-ligjore.

Skema e re e kompensimit parashikon që toka do t’i kompensohet sot pronarëve duke marrë në konsideratë gjendjen e saj në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist dhe jo sipas zërit kadastral që është sot. Kjo bën që vlera e pronave të ulet ndjeshëm. Për këtë arsye, pronarët e çuan ligjin në Gjykatën e Strasburgut.

Në përmbledhjen e vendimit, gjykata e Strasburgut shkruan argumentet krysore për rrëzimin e kërkesës së pronarëve: mosshterimi i procedurave ligjore brenda vendit dhe fakti se paditësve nuk i janë shkelur të drejtat e tyre.