Komisariati nr.3 amniston shkelësit, përsëriten rastet e qytetarëve që humbin jetën

102

Vdekja e Jani Rustemit: Familjarët në protestë, akuza policisë: Kemi parë shenja…

Sigal

Vdekja e 27-vjeçarit Jani Rustemi, vijon të jetë në sitën e hetimeve, ndërsa detaje të reja dalin në dritë. Familjarët e Rustemit kanë protestuar këtë të Hënë para Ministrisë së Drejtësisë, teksa kanë hedhur akuza kundrejt policisë se kanë dhunuar të riun dhe kërkojnë që të bëhet drejtësi. Familjarët shprehen se kur ishin në spital, nuk e lejonin që të shihnin djalin dhe pasi ka ndërruar jetë pretendojnë se kanë vënë re shenja dhune në trupin e tij.“Ne duam drejtësinë e djalit, e kemi parë të shenja. Duam drejtësinë e çunit, kush e ka vrarë, kush e ka nxirë djalin nga policia. Ja kishin thyer këmbët me dru”- shprehet një familjare për mediat.

Dinamika e ngjarjes

Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill pasi akuzohej për vjedhjen e një tapeti. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill, gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, – thotë policia – të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”. Sipas kartelës mjekësore të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore, që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim të 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim – thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”.

Rastet e tjera : Laer Kurti, 32-vjeçari pas ndjekjes dhe shoqërimit në Komisariatin numër 3, ka humbur jetën në rrethana të mistershme. E rëndë në Komisariatin nr.3! Ludjan Zaimi ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë duke i marrë kështu jetën.