Prej 25 vitesh ka uzurpuar Konfederatën e Sindikatave për pazare, HEC-e private, ryshfete dhe luks personal, ndërsa punëtorët që pretendon t’i mbrojë i paguan nën pagën minimale dhe pa sigurime.
Kol Nikollaj ka mbajtur peng Konfederatën e Sindikatave për një çerek shekulli, jo për të mbrojtur punëtorët, por për të marrë tenderë, leje koncesionare dhe pasuri shtetërore në emër të lëvizjes sindikale. Dokumentet tregojnë se ai ka marrë leje për ndërtimin e dy hidrocentraleve private “Bushi” dhe “Bushi-1” në Selitë të Mirditës, duke u bërë ortak në mënyrë ilegale me kompaninë “Kthella Sh.p.k”. Ndërkohë, punëtorët e HEC-eve i paguan nën pagën minimale dhe siguron 30% të tyre. Përmes pazarëve me kompani, presioneve për greva dhe punësimeve me pagesë në administratë, Nikollaj ka shndërruar sindikatën në biznes personal, duke hequr dorë nga mbrojtja e minatorëve, naftëtarëve, fasonëve, metalurgëve dhe çdo sektori tjetër që e ka përdorur për pazare politike dhe financiare.
Prej 25 vitesh, Kol Nikollaj ka uzurpuar drejtimin e Konfederatës së Sindikatave, jo sepse “i digjet barku” për hallet e punëtorëve, por për të grabitur pasuritë e sindikatës dhe për të bërë jetë luksi në Shqipëri e jashtë saj me dashnore dhe biznese personale.
Punëtorët e dinë këtë të vërtetë dhe e kanë “bërë lanet”, ndërsa Kola, me vulën e sindikatave në xhep dhe i shoqëruar nga konkubina për harem, endet nëpër kompani private dhe takohet në hotele e restorante luksoze.
Në polici ka shumë denoncime se Kol Nikollaj, përmes pazareve dhe presioneve me greva, mbledh e zhvat miliona në emër të lëvizjes sindikale. Po ashtu, ai shëtit zyrë më zyrë të pushtetit, ku bën punësime me para dhe përfiton licenca e pasuri shtetërore.
Ndoshta punëtorët nuk e dinë faktin se në vitin 2019, kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, ka marrë leje koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Selitë të Mirditës, konkretisht në Bardhaj dhe Lufaj- Përroi Perlikaj dhe lumin Zalli i Tharrit.
Sipas dokumenteve zyrtare, janë dy HEC-et private të quajtura “Bushi” dhe “Bushi-1”, për të cilat kërkues i licencës dhe aplikues për lejen mjedisore është vetë Kol Nikollaj.

Këto HEC-e, me të cilët ai do prodhojë dhe shesë energji për 35 vite, Nikollaj nuk i ka marrë për të siguruar të ardhura për sindikatën apo mbrojtjen juridike të punëtorëve, por për vete, si shpërblim nga qeveria që ai ndihmon duke penguar, manipuluar dhe shuar protestat e punonjësve.
Lejet e ndërtimit i mori pak para takimeve me drejtues të PS-së, pasi deklaroi se sindikatat mbështesin fushatat e kësaj partie.
Dokumenti që publikon “Pamfleti” tregon se lejet për dy HEC-et “Bushi” dhe “Bushi-1”, që u grabisin ujin banorëve të zonave Bardhaj dhe Lufaj, Kol Nikollaj i ka marrë si ortak ilegal dhe përfaqësues i kompanisë “Kthella Sh.p.k”, me administrator Pjetër Ndue Nikolli, me qendër në Rrëshen.

Të dhënat nga tatimet tregojnë se kompania e dy hidrocentraleve të Kol Nikollajt, i cili llomotit sikur mbron të drejtat e punëtorëve, i paguan punëtorët me më pak se paga minimale dhe nuk u paguan sigurime 30% të tyre.
Kol Nikollaj ka rekorde pazaresh me pronarët e kompanive private kundër interesave të minatorëve, naftëtarëve, metalurgëve, fasonëve, sektorit ushqimor, ndërtimit, fermave dhe çdo sektori tjetër, çështje për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti






















