Kokaina tek bananet/ Gjykata e Posaçme liron Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt

200
Sigal

Babai i Arbër Çekajt lirohet nga burgu. Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykates së Posacme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë së Selim Çekajt.

Gjykata vendosi për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për babain e Arbër Çekajt.

Selim Çekaj u ndalua në prill pasi në ngarkesën me banane të porositur nga kompania e tij, ECOALMAX, u gjetën 49 kilogramë kokainë. Më herët ishte vetë SPAK që kërkoi ndryshimin e masës, kjo për shkak të shëndetit, por edhe mungesës së provave.

Selim Çekaj mohoi të kishte lidhje me drogën. Ai tha se ishte thjesht një tregtar frutash dhe se efektivët duhet ta zbulonin se kush ia kishte futur lëndën narkotike në konteiner. Por, pavarësisht deklaratave, Selim Çekaj, u vu në pranga.

I biri i Selimit, Arbër Çekaj, është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbër Garden”.