Kokaina në kontejnerin me banane, ku janë përqendruar hetimet për babain e Arbër Çekajt

265
Sigal

Selim Çekaj u arrestua dje nga policia pas kapjes së 49 kilogram kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekudori.

Kontejneri ishte porosi e Çekajt dhe do të mbërrinte në magazinën e tij “Ecoalmax” në Maminas.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çëkajt, i cili gjithashtu është në qeli për kapjen e 613 kg kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia në vitin 2018.

Kështu familja Çekaj është rikthyer edhe njëherë në vëmendje për mënyrën e trafikimit të drograve të forta nga vendet e Amerikës Latine, përmes kontejnerëve me banane.

Ndërkaq, para grupit hetimor Selim Çekaj e ka mohuar të ketë lidhje me kokainën dhe është shprehur se porosia e tij ishin vetëm bananet.