Kodi i ri Penal sulm lirisë së medias/ Burg për gazetarët që zbulojnë sekrete dhe kritika ndaj drejtësisë gjatë hetimit

Parlamenti i ri i cili do të nisë punën në shtator do të nisë me shqyrtimin e draftit të ri të kodit penal, i cili u prezantua pak ditë më parë nga krerët më të lartë të Drejtësisë në vend.Ky draft pritet të shoqërohet me debate të forta për shkak të përmbajtjes së disa prej neneve të tij. Por nuk është vetëm ironia që bën zhurmë. Janë nenet konkrete, me pasoja të rënda për gazetarët, juristët, qytetarët kritikë dhe çdo zë publik që guxon të flasë.Ja nenet që kërkojnë t’i marrin shpirtin fjalës së lirë.

Neni 516: Burg për gazetarët që publikojnë informacione “konfidenciale”

NOA

Ky nen parashikon burg nga 2 deri në 6 vjet për ata që “zbulojnë të dhëna sekrete apo konfidenciale” që lidhen me dëshmitarë të drejtësisë ose bashkëpunëtorë të saj. Në teori mund të kuptohet si mbrojtje për dëshmitarët. Në praktikë, është kërcënim i pastër për mediat.Gazetarët që raportojnë raste të bujshme, publikojnë dokumente të dalë nga dosje të hetimit, ose thjesht mbështeten në burime të brendshme, rrezikojnë burg. Mjafton që një prokuror të quajë informacionin “konfidencial” dhe gazetari arrestohet.Pika 3 e këtij neni e përforcon frikën: edhe publikimi “me çfarëdolloj forme” – pra edhe në media online, rrjete sociale apo portale – shton dënimin deri në 1/3. Dhe nëse e kryen një person juridik (një media), ajo dënohet me gjobë ose me masa penale sipas nenit 123 të Kodit.

Neni 536: Tre vjet burg për komente publike që kritikojnë gjykatat

Ky është edhe më absurd. Sipas draftit, çdo koment që synon të ndikojë vendimmarrjen e gjykatës mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.Dënohen fjalët. Opinionet. Kritikat. Nëse një gazetar, një analist apo një qytetar thotë publikisht se një gjykatë është e kapur, apo vendimi i saj i dyshimtë – përpara se të jepet vendimi përfundimtar – mund të akuzohet për ndikim ndaj drejtësisë.Madje edhe raportimi për prova të manipuluara, për skandale në dosje, apo për presione ndaj gjyqtarëve mund të përdoret si “ndikim në pavarësinë e gjykatës”.

Info

Kodi sulm ndaj fjalës së lirë

Ky projekt është një sulm i hapur ndaj fjalës së lirë.Me këtë Kod Penal, i vetmi garant i lirive themelore në vend do të jetë heshtja. Gazetarët duhet ose të mbyllin gojën, ose të përgatiten për qeli.Kjo është ftesa për kthimin e frikës dhe kriminalizimin e informacionit. Dhe nuk mund të kalojë në heshtje.Shoqatat e gazetarëve, organizatat për të drejtat e njeriut, avokatët, universitetet, shoqëria civile, çdo zë që ende mendon se jemi një demokraci, duhet të reagojë tani. Përpara se të jetë vonë.