Koalicioni “Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve”: Kujdes më i mëdhe nga edukatoret

581
Pas publikimit në media të pamjeve filmike, ku shfaqet qartë dhuna e ushtruar ndaj të miturve në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër, koalicioni “Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve”, sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve nga çdo lloj formë abuzimi.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë, koalicioni i përbërë nga 26 organizata, thekson se “ka akoma nevojë për përpjekje më të madhe nga ana e punonjësve socialë, mjekëve, psikologëve dhe edukatorëve pranë këtyre institucioneve për të krijuar një mjedis familjar për fëmijët, me qëllim garantimin e zhvillimit tërësor të tyre”.
Sipas 26 organizatave, kjo mund të bëhet e mundur vetëm nëpërmjet kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm të punës së stafit. Vëmëndje të veçantë ndaj shëndetit të fëmijëve duhet treguar nëpërmjet kontrolleve mjekësore dhe psikologjike, pasi gjëndja e fëmijëve e shfaqur në video, dëshmon nevojën e kontrollit të nevojshëm për fëmijët.
“Mbi të gjitha, është e rëndësishme të ngjarje të tilla të pafalshme të parandalohen. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse sistemi për mbrojtjen e fëmijëve forcohet. Ndërsa Reforma e Re Territoriale është në punë e sipër, funksionimi I Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve të fuqizohen. Roli i strukturave për sigurimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri është jashtëzakonisht I madh për shmangien e dhunës ndaj tyre”, nënvizohet në deklatarën zyrtare të 26 organizatave.
Sigal