KLSH, rrugëtim për në BE

762
Sigal

Të aspirosh për BE është çështje e shtruar për zgjidhje, të bëhesh instrument për të ndihmuar këtë rrugëtim është pjesë e zgjidhjes së çështjes. Kush mund të jetë një instrument i tillë, a mund të kemi një tillë? Sigurisht që po, parë në këtë këndvështrim Kontrolli i Lartë i Shtetit është pjesë e këtij mekanizmi me rolin e tij kushtetues. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë duke i dhënë tagrin e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomiko financiar në Shqipëri, i njeh të drejtën ndërmjet të tjerash të auditojë përdorimin e fondeve publike nga organet e qeverisjes qendrore dhe vendore. Për këtë qëllim, legjislacioni i prokurimit publik i cili ka si objekt përcaktimin e rregullave që zbatohen për prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe punëve publike kërkon përqasjen me  direktivat e reja të BE-së lidhur me prokurimin publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke qenë anëtar i institucioneve supreme ndërkombëtare të auditimit me pjesëmarrjen aktive në arenën ndërkombëtare po luan një rol të rëndësishëm në përqasjen e direktivave të BE-së.  Përfaqësimi i KLSH-së në Maj 2018, në Sofje të Bullgarisë, nga Kryetari, z. Bujar Leskaj, znj. Lindita Milo (Lati), Drejtore e Përgjithshme dhe z. Fatos Çoçoli, ekspert i jashtëm, ku Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë (BNAO) organizoi nën Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, Konferencën e Nivelit të Lartë me titull “Roli i Institucioneve Supreme të Auditivit në rritjen e Përgjegjshmërisë, Transparencës dhe Integritetit në Sektorin Publik”, tregoi qartë  sfidat e KLSH-së në Shqipëri për forcimin e pavarësisë institucionale dhe kushtetuese.  Në vijim Seminari i organizuar në Maj të 2018 nga Gjykata Greke e Auditivit lidhur me azhurnimin e dokumenteve të Auditivit të Prokurimit Publik të përgatitura nga Komiteti i Kontaktit i Institucioneve Supreme të Auditivit të Bashkimit Evropian, ku KLSH ishte pjesëmarrëse, flet qartë për rolin e saj aktiv. Pjesëmarrja e Shqipërisë përfaqësuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë seminar ishte pozitive për faktin se ASI-et patën mundësinë të njiheshin me mjetet, të informoheshin mbi zhvillimet më të fundit të legjislacionit evropian të prokurimit publik dhe jurisprudencës si dhe të diskutonin çështjet e auditivit të prokurimeve publike dhe të shkëmbenin përvojat me  ASI të tjera të BE-së. Me qëllim që audituesit të jenë të vetëdijshëm për dokumentet e përditësuara duhet të promovojnë përdorimin efektiv të këtyre dokumenteve, në auditimet e kryera prej tyre lidhur me prokurimet publike në një mjedis të BE-së.

Kontrolli i Lartë i Shtetit me pjesëmarrjen në këtë seminar, pati mundësinë të njihet me ndryshimet kryesore të paraqitura në Direktivat 2014 të Prokurimeve Publike të BE-së si dhe të ndante me ASI-et si motra rezultatet e përditësuara të auditivit në fushën e auditivit të prokurimeve publike.Fokusi i këtij shqyrtimi përbëhej kryesisht nga:• Përshkrimi i përmbajtjes së re të Direktivave Evropiane për prokurimin publik• Azhurnimi i referencave në jurisprudencën e GJEDNJ• Përfshirja e referencave për shkeljet më të zakonshme të prokurimeve publike• Redaktimi i pyetjeve të auditivit në lidhje me direktivat (duke përfshirë procedurat e reja të prokurimit dhe fushat e reja të trajtuara, siç janë ndryshimet në kontratat dhe koncesionet)• Përditësimi i shënimeve për disa pyetje të listës së kontrollit, • Përditësimi i përmbledhjeve të raporteve të auditivit të ASI-ve në datën aktuale

Duke qenë se legjislacioni i prokurimit publik në Shqipëri u hartua i orientuar nga legjislacioni përkatës i BE-së, roli aktiv i KLSH në takimet ndërkombëtare organizuar për përqasjen dhe përafrimin e legjislacionit vendas me Direktivat e BE-së do ta ndryshojë rrënjësisht sistemin e prokurimit publik në Shqipëri. Për këtë qëllim, roli i Kontrollit të Lartë të Shtetit është domethënës dhe shërben si instrument kalimi për në BE.

Përafrimi i legjislacionit të prokurimit publik me acquis communnataire është i rëndësishëm. Duke qenë se, përafrimi me Direktivat e BE-së nuk është i plotë pasi dhe vetë Direktivat shoqërohen me ndryshime të herëpashershme, KLSH është organizmi që transmeton këto ndryshime duke diktuar nevojën e përmirësimit të legjislacionit shqiptar mbi prokurimin publik. Ndryshimet kanë si qëllim kryesor përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit në ato raste ku ai nuk vjen në përputhje me Direktivat.

Në këtë aspect, përherë e më shumë themi me bindje të plotë se KLSH me vullnetin e mirë të transmetojë ndryshimet e Direktivave të BE-së në fushën e prokurimit publik shërben si instrument kalimi për në BE.

Miranda HAXHIA, H.

Auditues i lartë, KLSH