KLSH në auditivin e performancës bashkëpunon me ekspertë të Bankës Botërore dhe GAO-s Amerikane

664
Alfred Zylfi
Auditues Kontrolli i Lartë i Shtetit
“Experentiamutua Omnibus prodest” 
(Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)

Në vizionin e tij zoti Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit në këto vite të drejtimit të këtij institucioni, një nga disa objektivat më të rëndësishme në punën drejtuese të tij ka pasur, ndërtimin e urave të bashkëpunimit me SAI-et partnere, nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme në shkëmbimin e eksperiencave, zhvillimit të trajnimeve, realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim përmirësimin e kapaciteteve dhe rritjen profesionale të audituesit, gjithashtu dhe në analizimin e punën audituese në krahasim me praktikat e vendeve të tjera, objektiv të cilin e ka realizuar dhe vazhdon ta thellojë më tej me bashkëpunime e trajnime të stafit KLSH si brenda dhe jashtë vendit me SAI-et partnerë.
Gjatë vitit 2017 në këtë kuadër Audituesit e Performancës por edhe të tjerë bashkëbiseduan dhe u trajnuan nga zoti Simeon A Sahaydachny, Eksperti Amerikan i Bankës Botërore për projektin e prokurimeve publike, me temën “Përmirësimi i monitorimit të përputhshmërisë dhe rritja e transparencës në prokurimin publik në Shqipëri”, i cili ka për qëllim të mbështesë Qeverinë Shqiptare për të përmirësuar dhe përforcuar më tej sistemin e monitorimit të përputhshmërisë me ligjin për prokurimin publik, për të përmirësuar mekanizmat e shqyrtimit të ankesave, si edhe të rrisë kapacitetet e KLSH për auditimin e kontratave të prokurimit publik në Shqipëri.
Ky bashkëbisedim u përqendrua me qëllim aksesimin e të dhënave të prokurimit publik të menaxhuara nga APP nga institucionet e jashtme audituese ose jo dhe konsistoi në:
I. Përmirësimin e monitorimit të performancës dhe përputhshmërisë;
II. Përmirësimin e sistemit elektronik dhe sidomos arkivës elektronike. 
Ky trajnim nga konsulenti i Bankës Botërore përkon dhe me auditimin e performancës tashmë të përfunduar në APP mbi procedurat e prokurimit publik i cili u përqendrua kryesisht ne procedurën “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” dhe përkon me rezultatet e tij të cilat janë konkretisht në drejtim të:
– Përcaktimit indikatorëve të performancës, hartimit të një manual të detajuar, i cili përfshin jo vetëm indikatorët, por edhe metodologjinë për mbledhjen dhe analizimin e tyre, dokument i cilimund të shërbejë si bazë për përzgjedhjen e indikatorëve më të përshtatshëm për sistemin e prokurimit dhe përdorimin e tyre e për monitorimin e këtij sistemi në mënyrë periodike;
– Modifikimittë sistemit të prokurimit elektronik për të mundësuar mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave;
– Përforcimittë monitorimit të përputhshmërisë me legjislacionin e prokurimit publik në Shqipëri; 
– Hartimittë rregullave për hetimin e procedurave të prokurimit nga institucionet e jashtme,me qëllim identifikimin e shkallës së transparencës në procedurat e prokurimit dhe aksesit të institucioneve të ndryshme, organizatave jo-fitimprurëse apo organizmave të tjerë në këto procedura për qëllime hetimi apo studimi dhe përgatitjen e rregullave të posaçme për këtë qëllim;
Qëllimi i këtij auditivi performance të realizuar nga KLSH mbi procedurat e prokurimit publik e kryesisht të procedurës“negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” realizoi apo dha ndihmesën e tij për ta kuptuar rëndësinë e funksionit të prokurimit publik dhe rolin e tij në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit si njëkontribut në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian në të ardhmen. Gjithashtu ky auditim ka dhënë kontribut dhe në ndërmarrjen e një sërë reformash në sistemin e prokurimit publik me qëllim që prokurimi publik të bëhet më efikas dhe më transparent dhe në përputhje me kërkesat, udhëzimet themelore të prokurimit dhe praktikat më të mira e BE-së.
Gjithashtu në këtëprocestë forcimit të bashkëpunimit me SAI-et partnere, një vlerësim për auditimin e performancës në KLSH paraqiti dhe zonja. Janet ST. Laurent, Drejtoreshë e Qendrës për Ekselencën në GAO-n amerikane e cila vizitoi KLSH-n në kuadër të rritjes së bashkëpunimit të institucionit tonë me GAO-n amerikane. Qëllimi i vizitës ishte identifikimi i nevojave për trajnim të audituesve, si edhe prezantimi i eksperiencës audituese amerikane, kur rreth 80% e punës audituese në GAO-n amerikane është auditim performancës, çka tregon edhe një herë sa i rëndësishëm është ky auditim, i cili është vlerësuar aq shumë nga Kryetari zoti. Bujar Leskaj që e ngriti dhe e institucionalizoi këtë auditim në Kontrollin e Lartë të Shtetit, me synimin e përdorimit të burimeve financiare me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet nga pushteti qendror e lokal, si dhe nxitjen e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me direktivat e praktikat me të mira të BE-së dhe me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, duke kontribuar në mirë qeverisjen, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.
Sigal