KLSH: Buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm prej 225 milionë lekësh nga shitja për skrap e mjeteve të reja. Ja abuzimet e tjera në rezervat e shtetit

1758
Sigal

Buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm prej 225 milionë lekësh nga shitja për skrap e mjeteve të reja, ndërsa 17 makina luksi figurojnë jashtë inventarit. Ja shkeljet me komisionet e inventarizimit

Inventari/ Në përfundim të rakordimeve për makinat e sekuestruara nga policia figurojnë si teprica 17 (shtatëmbëdhjetë) mjete.

 Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit TiranëNga mosshitja e mjeteve dhe tjetërsimi i këtyre mjeteve nga “mjete për qarkullim” në “mjete për skrap”, ka sjellë si pasojë, të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit, në shumën rreth 22,560,000 lekë. (94 x 240,000 lekë/mjet) ose ( 200.000 USD)

Nga auditimi i ankandeve për shitjen e mjeteve për skrap dhe mjete qarkullimi u konstatuan disa pasaktësi, e konkretisht në ankandin me nr reference 1 A/2014 u konstatua se numri i mjeteve të klasifikuara për skrap në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Lundër të mjeteve të ardhura nga Policia, institucione të tjera dhe mjete në ruajtje nga Prokuroria për vepra të ndryshme penale është llogaritur për sasinë prej 534 mjete të klasifikuara për t’u shitur në ankand në formë skrapi, në fakt procedura e ankandit ka filluar për 488 mjete ose më pak 36 mjete. Për saktësimin e lëvizjeve të mjeteve dhe gjendjen fizike të tyre në Drejtorinë Rajonale Lundër u krye inventarizimi fizik i mjeteve në datën 22.01.2018 dhe përfundoi në datën 29.01.2018. Në përfundim të inventarit fizik, për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar grupi i auditimi të KLSH-së shfrytëzoi të dhënat e sektorit të financës, (hyrjet dhe dalje te mjeteve të të gjitha kategorive) e konkretisht: Gjendje kontabël të datës 31.12.2013, inventarët fizikë të mjeteve në çdo fundviti, hyrjet e mjeteve të të gjitha kategorive të dëmtuara për t’u shitur skrap, mjete në ruajtje dhe mjete pa asnjë dokument ligjor. Në përfundim të inventarit fizik të kryer nga grupi i auditimit të KLSH-së gjendja paraqitet si më poshtë:

Për muajin janar 2018.

Gjendje kontabël 31.12.2017 ………………………………………………277

Dalje deri datë 29.01.2018………………………………………………………….1

Gjendje kontabël datë 29.01.2018………………………………………..276

Gjendje fizike datë 29.01.2017………………………………………………293

DIFERENCA TEPRICE ………………………………………………………17

Në përfundim të inventarizimit dhe të rakordimeve të kryera, teprica prej 17 (shtatëmbëdhjetë) mjete, në mënyrë analitike pasqyrohet në tabelën e mëposhtme:

Shënim: Kjo tabelë është hartuar nga Grupi i Auditimit të KLSH-së në përfundim të rakordimit të gjendjes kontabile dhe fizike të mjeteve që administrohen në DRRMSH, Lundër.

Nga të dhënat e tabelës së mësipërme rezultojnë 5 mjete janë me targë dhe 12 mjete janë pa targë. Nga auditimi për saktësinë e kryerjes së inventarëve nga Drejtoria Rajonale Lundër u konstatua si më poshtë:

  1. 1. Inventari i fundit fizik është kryer me urdhrin e titullarit nr. 528/1, datë 14.12.2016, në të cilin është caktuar komisioni i përbërë nga V. Xh. kryetare, dhe anëtarët A. L. dhe P. Q., me objekt kryerjen e inventarizimit të mjeteve në magazinat me përgjegjës material respektivisht E.D. dhe E. L. Caktimi i Përgjegjëses së Sektorit Ekonomik znj. V. Xh. në cilësinë e kryetares dhe anëtares së Komisionit të Inventarizimit është në kundërshtim me udhëzimin e KM nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit Publik” kapitulli IV “Sistemi i kontrollit periodik të aktiveve Inventarizimi i aktiveve, pika 82 ku përcaktohet: “Komisioni nuk duhet të jetë me më pak se 3 punonjës. Anëtarët e komisionit nuk duhet të kenë konflikt interesi. Në komision nuk merr pjesë punonjësi që ka në ngarkim/përdorim aktivin, por ai duhet të jetë i pranishëm kur bëhet inventarizimi dhe, në mungesë të tij, zbatohen kriteret e përcaktuara në paragrafin 13 dhe 14 të këtij udhëzimi”.
  2. Në në përfundim të inventarit të kryer nga Grupi i Auditimit të KLSH-së rezultuan tepricë 17 mjete të kategorive të ndryshme, fakt që tregon se komisionet e inventarizimit në asnjë vit nuk kanë kryer inventar fizik të saktë, pasi në asnjë prej inventarëve të kryer për vitet 2013,2014,2015 dhe 2016 nuk janë evidentuar të dhënave individuale të mjeteve (targa apo të dhëna të tjera si numri i shasisë të evidentuara në tabelën nr. 1). Mospasqyrimi i saktë i gjendjes fizike të inventarit fizik është në kundërshtim me udhëzimin nr.30, datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësitë e Sektorit Publik”, kapitulli IV “Sistemi i kontrollit periodik dhe inventarizimi të aktiveve”, ku përcaktohet se: “Inventarizimi i aktiveve është një element i rëndësishëm kontrolli në kuadrin e menaxhimit të aktiveve të njësisë, i cili kryhet për të vërtetuar saktësinë, cilësinë e gjendjes fizike të aktiveve në një kohë të caktuar, si dhe përdorimin në mënyrën e duhur dhe me eficiencë të tyre. Inventarizimi kryhet nën përgjegjësinë dhe sipas procedurave të miratuara me këtë udhëzim dhe nga titullari i njësisë publike”. Mos evidentimi i saktë dhe mosdokumentimi i mjeteve të mësipërme në aktivet e institucionit, ka sjellë si pasojë mungesë të aktiveve të konvertuara minimalisht në skrap në sasinë prej 17,000 kg, e cila përbën të ardhura të munguara në vlerën rreth 595,000 lekë.
  3. Nga auditimi konstatohet se në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit mbahen në ruajtje 94 mjete motorike të ndryshme pa asnjë dokument si, procesverbali i sekuestrimit, konfiskimit dhe dokumentacioni për çregjistrimin e mjeteve sipas rregullave të përcaktuara në pikën 24, të udhëzimit nr. 74, datë 13.03.2014 të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Mungesa e këtyre dokumenteve ka sjellë si pasojë, që këto mjete të mbahen në ruajtje, e për rrjedhojë të moskryhen procedurat e shitjes me ankand, fillimisht si mjete për qarkullim dhe pas kalimit të një kohe të gjatë në ambiente të hapura, mjeteve u janë hequr të gjitha pjesët motorike dhe xhenerike, si sistemi i drejtimit, kambio, diferenciali, sistemi i amortizimit etj.

Si përfundim mosshitja e mjeteve dhe tjetërsimi i këtyre mjeteve nga “mjete për qarkullim” në “mjete për skrap”, ka sjellë si pasojë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në shumën rreth 22,560,000 lekë. (94 x 240,000 lekë/mjet)

  1. Nga auditimi konstatohet se DRRMSH Lundër, mban në ruajtje mjete të bllokuara për vepra të ndryshme Penale nga Policia për llogari të Prokurorisë e sidomos të Prokurorisë të Krimeve të Rënda, të cilat nga viti 2015 e deri në datën 29.01.2018. Aktualisht janë konfiskuar dhe janë gjendje fizike 180 mjete dhe 70 motoçikleta të ndryshme në qarkullim. Ndërsa nga periudhat e mëparshme janë mbi 500 mjete dhe mbi 1,000 motoçikleta të cilat mbahen si prova materiale për çështje të ndryshme gjyqësore dhe penale deri në përfundim të proceseve gjyqësore. Kjo mënyrë administrimi për mjetet, jo vetëm vështirëson kryerjen e inventarëve fizikë të mjeteve, por edhe veprimtaria e këtij institucioni del jashtë objektit të përcaktuar në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008 “Për Rezervat Materiale të Shtetit”, pasi në ligjin për Funksionimin e Rezervave Materiale të Shtetit nuk ka asnjë nen të veçantë për administrimin, tjetërsimin dhe shitjen e mjeteve motorike.

U shqyrtua observacioni i paraqitur me shkrsën nr. 45/1, datë 28.03.2018, me të cilën pretendohet se mjetet tepricë kanë ardhur në Drejtorinë Lundër gjatë periudhave të mëparshme prej vitit 1997 e në vazhdim dhe në këto kushte është e pamundur të gjenden dokumentacioni shoqërues i tyre për t’i shitur në ankand. Për këtë sqarojmë: Grupi i auditimit të KLSH-së, shprehet se nuk ka rendësi periudha prej nga kanë ardhur dhe a janë të shoqëruara me dokumente apo jo. Problemi që grupi i auditimit ka konstatuar është se këto mjete nuk janë evidentuar në inventarë periodikë të kryer prej vitit 2013, 2014 2015 dhe 2016. Pra në asnjë rast këto mjete nuk janë evidentuar në fletët e inventarit fizik, fakt që tregon se inventarët janë kryer të pasaktë dhe në konflikt interesi.