Kllogjer, përkujtohet 71 – vjetori i genocidit grek mbi popullsinë çame

524
SARANDË – Eshtë përkujtuar në Kllogjer të Sarandës 71 -vjetori i genocidit grek mbi popullsinë e Çamërisë. Mijera persona të ardhur nga mbarë trojet shqiptare marshuan drejt varri Monumental të Kllogjerit ku kryen homazhë në nder të viktimave.
I pranishëm në përkujtimin e gjenocidit ishte edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi se genocidi grek është një plagë e pambyllur dhe drejtësia ende se ka thënë fjalën e saj.
“Jemi këtu me rastin e 71 vjetorit të masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë. Sigurisht që është një moment shumë i ndjeshëm dhe emocionues për të gjithë ne anëtarët e komunitetit çam. Në fakt këto vorreza monumentale të Kllogjerit janë dëshmi okulare e asaj masakre që ka ndodhur me shqiptarët e Çamërisë.Këta njerëz vdiqën të larguar
në një eksod biblikduke lenë pas rreth 20 % të popullsisë të zhdukur, të vrarë e të masakruar. Ata u nisën drejt atdheut mëmë, ndaluan këtu në këtë vend dhe fatkeqësisht rreth 2900 prej tyre vdiqën të pamundur nga etja uria dhe është edhe një herë tjetër një moment shumë i dhimbshëm për të gjithë anëtarët e komunitetit të shqiptarëve të
Çamërisë. Unë jam shumë i lumtur që ne e mundësuam këtë varrezë, sigurisht që do të ketë një ceremony shumë të madhe momenti i inagurimit të kësaj varreze. Eshtë moment jo vetëm për t’i kujtuar këta dhe i paharrueshëm qoftë kujtimi i tyre por edhe për të theksuar me forcë ne shqiptarët e Çamërisë do vazhdojmë betejen tonë në kuadër të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut mbi të cilën është ndërtuar bota e qytetëruar dhe demokratike për të kërkuar deri në fund me forcë dhe pa asnjë lloj kompromisi të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, njohjen e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, fitimin e të gjithë të drejtave pronësore juridike të shqiptarëve të Çamërisë. Nuk do të rreshtim së kërkuari këto të drejta. Në rradhë të parë ne do të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës, e cila është tashmë edhe në tryezën e bisedimeve mes dy vendeve tona. Do kërkojmë riaktivizimin e traktatit të miqësisë për çështjet pronësore dhe sigurisht në rast të ndonjë refuzimi të shtetit grek ne do t’i drejtohemi dhe gjithë gjykatave ndërkombëtare duke filluar që nga gjykata e Strasburgut.Por e përsëris edhe njëherë me forcë që ne nuk do të rreshtim në një betejë ligjore juridike pa ekuivok deri në fitimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.” – tha Idrizi. – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/kllogjer-p-rkujtohet-71—vjetori-i-genocidit-grek-mbi-popullsin—ame-301456.html#sthash.lCb4xgNI.dpuf
Sigal