KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

292
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 20.05.2021, në orën 11:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS 

Mbledhje Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 20.05.2021

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtarit Dhimitër Lara”.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtarit Dhimitër Lara, për vitin 2019”.

3. Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, të kandidates {…}. 

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Marsela Dervishi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në gjykatat e apelit Durrës dhe Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 392, nr. 394 dhe nr. 395, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”. 

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Marsela Pepi dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 181 dhe nr. 182, datë 28.05.2020, dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 185, datë 28.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për  verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Genti Dokollari të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 127, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”. 

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të  gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”. 

8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguara gjyqtares Jeta Qinami”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale. 

9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dhënie leje prindërore gjyqtares Ejona Lazellari”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, të përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.