KLGJ miraton renditjen e gjyqtarëve për 4 vendet e lira në Gjykatën e Lartë

278
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar renditjes së gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira për Gjykatën e Lartës.

Vendimi u mor në mbledhjen e këshillit ditën e sotme këto pozicione të lira në këtë gjykatë.

Më konkretisht, pas kryerjes të procedurave ligjore, si dhe verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale si më poshtë vijon:

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.241, datë 09.07.2020:

Sokol Binaj;

Klodian Kurushi;

Iliriana Olldashi.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.242, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni;

Sokol Binaj,

Klodian Kurushi.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.243, datë 09.07.2020:

Sandër Simoni;

Sokol Binaj.

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.244, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni;

Klodian Kurushi.