KLD shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Elona Gjoka

575
Pas një mbledhje të gjatë dhe me dyer të mbyllura Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Tiranë, Elona Gjoka. Shkarkimi u bë me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë për shkelje të rënda në detyrë. Ndërsa në 2014 KLD dha masën disiplinore ndaj gjyqtares.
Po ashtu KLD vendosi masën disiplinore për gjyqtarin e Gjykatës së Beratit, SH.B. Ndërsa vendosi delegimin e përkohshëm në detyrën e kryetares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, znj. Flutura Hoxha.

Gjithashtu anëtarët e Këshillit, diskutuan për përcaktimin e vendeve vakante në dispozicion të magjistratëve që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2013 – 2014. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për vënien në dispozicion të magjistratëve të vendeve si më poshtë:
Për magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2013 – 2014:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë 2 (dy) vende Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë 1 (një) vend Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan 1 (një) vend Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës 1 (një) vend
Sigal