Kishte fshehur thesin me drogë në garazh, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

146
Sigal

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në garazhin e tij janë sekuestruar një sasi prej 10 kilogramë e gjysmë kanabis.

Droga ruhej në një garazh në zonën e Viale Piacenza dhe ishte e ndarë në pako të ndryshme gati për shitje.

Mediat italiane bëjnë me dije se ranë në gjurmët e trafikantit të drogës nga denoncimi i një banori.

30-vjeçari shqiptar i rënë në prangat e policisë, rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në flagrancë në vitin 2021 për trafik droge. Ndërkohë që ka qenë nën hetim dhe në vitin 2017 për të njëjtën vepër penale.

Shqiptari jeton në Parma, me bashkëshorten e tij, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet i ditur.