KiE i hap derën Kosova/ Komiteti e kalon në fazën e parë të anëtarësimit. Presidenti Begaj: Sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE

107
Sigal

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar me anë të një postimi në Tëitter, për mbylljen me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ka uruar që ajo të jetë sa më shpejtë anëtare me të drejta të plota në KiE.

“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”,-shkruan në Facebook Presidenti Bajram Begaj.