Këshilli Studentor i UMSH: Falë mbështetjes nga stafi drejtues i UMSH, jemi arkitektët e së ardhmes sonë

16
Sigal

Studentët, janë padyshim kryefjala e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.  Kryetari i Këshillit Studentor, Abel Brahusha përmendi gjatë ceremonisë rolin esencial në përforcimin e zërit të secilit student, që ka patur Këshilli Studentor. Ai u shpreh se: Ne kemi organizuar takime, kemi iniciuar projekte dhe kemi punuar për të përmirësuar përvojën e të qenurit student në shumë aspekte. Kjo ka qenë e mundur falë kontributit dhe mbështetjes të vazhdueshme nga stafi drejtues, i cili ka qenë gjithmonë i hapur ndaj ideve tona rinore.Jemi ne arkitektët e së ardhmes sonë dhe është përgjegjësia jonë të vazhdojmë trashëgiminë e Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe të rrisim ndikimin pozitiv që universiteti ynë ka në shoqëri.