Këshilli i Ministrave miraton pjesmarrjen e Forcave të Armatosura, në misionet e BE në Mali

566
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në misionet trajnuese ushtarake, të organizuar nga Bashkimi Evropian në shtetin afrikan të Malit. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave, ku janë marrë edhe një sërë vendimesh të tjera. Mes tyre spikasin: marrëveshja me Gjermaninë për mbrojtjen shoqërore; dhënia e pensioneve të posaçme; dhe rregulli teknik për markimin e pajisjeve mjekësore. Gjithashtu, ekzekutivi miratoi marrëveshjen e turizmit me Serbinë, për të cilën është rënë dakord më herët mes dy qeverive.
Sigal