Jorida Tabaku: Buxhetit të shtetit do i mungojnë edhe 900 milionë dollarë

242
Partia Demokratike paraqet një panoramë të errët të situatës ekonomike në vend. Sipas deputetes, Jorida Tabaku gjatë 6 muajve në vijim do t’i mungojnë buxhetit të shtetit rreth 900 milionë dollarë të tjerë. “Akti normativ që ka sjell Qeveria ngre një shqetësim shumë të madh për të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit, rreth 160 milionë dollarë, akoma dhe më shumë për faktin se parashikohet që edhe në 6 muajt në vijim do t’i mungojnë buxhetit të shtetit rreth 920 milionë dollarë të tjera. Akti normativ të diskutohet në të gjitha komisionet parlamentare dhe së dyti të ketë kohën e mjaftueshme për t’u diskutuar dhe në parlament”, tha Tabaku
Kjo vlerë do t’i shtohet 160 milionë dollarëve të munguar që u konfirmuan nga akti normative i qeverisë, i cili do të jetë në fokus të punës parlamentare me fillimin e sesionit. “Vetëm 0.5% e të ardhurave të buxhetit vjen nga biznesi vogël ndërkohë që informaliteti ka normën më të lartë pikërisht aty ku ka bekimin e qeverisë tek bizneset e mëdha”, u shpreh deputetja e PD-së. Për deputeten demokrate aksioni qeveritar për formalizimin e biznesit duhet të ishte një punë rutinë e institucioneve përkatëse, por sipas Jorida Tabakut informalitei ka normën më të lartë aty ku ka bekimin e qeverisë.