Kërkoni vizë për në SHBA? DASH vendos rregulla të reja, si do kontrollohen rrjetet sociale

684
Ajo çfarë shkruan, komenton apo publikon në rrjete sociale mund të jetë vendimtare për një aplikues që dëshiron të pajiset me vizë amerikane. Administrata Trump ka bërë të ditur se dëshiron që të vërë në zbatim një teknikë të re që ka të bëjë me grumbullimin e informacionit marrë nga rrjetet sociale për personat që dëshirojnë të aplikojnë për vizë turistike, emigrimi apo pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Propozimi që vjen nga departamenti i shtetit do t’u kërkonte aplikantëve për vizë që të japin detaje mbi llogaritë e tyre në “Facebook” dhe “Twitter”.
Ata do të duhet që të japin informacion mbi të gjithë identitetet e tyre në rrjete sociale përgjatë pesë viteve të fundit. Aplikantëve do t’u kërkohet gjithashtu të japin informacion për numrat e telefonit që kane përdorur gjatë pesë viteve të fundit, adresat elektronike dhe udhëtimet jashtë vendit. Gjithashtu do t’u kërkohet të japin informacion nëse janë dëbuar ndonjëherë nga një vend ose nëse ndonjë i afërm ishte përfshirë në veprimtari terroriste.
Sigal