Tjetër skandal në Parkun Kombëtar të Butrintit

802
Agron MEMA

Ministrja Kumbaro pas skandalit me një lokal në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit, skandal, i cili mori përmasa të mëdha institucionale, mediatike e deri parlamentare, por pas një heshtjeje mafioze rifilloi puna dhe lokali përfundoi, tani përfshihet në një tjetër skandal financiar të një afere tenderuese 100 milionëshe. Bëhet fjalë pas një përfundimi kontrate të firmës policore private më datën 24 shkurt 2018 dhe pikërisht në këtë datë ish-firma kontraktuese me tender fituese largohet, pasi tenderi nuk qe përsëritur qëllimshëm me gjithë kërkesat e herë pas hershme të drejtorisë së këtij parku. Por kjo datë, 24 shkurti 2018, regjistron edhe shkarkimin e drejtorit të këtij Parku, Gjergji Mano me zëvendësimin e zotit Zhonga që, sipas ministres kish fituar konkursin, por më parë në fundvitin 2017 qe miratuar politikisht nga kryesia e PS-së së Sarandës në këtë post, gjë që vërtetohet edhe nga kriteret e vendosura në atë mënyrë që drejtori i ri të dilte fitues i konkursit. Dhe zoti Mano, i cili vinte nga bota akademike, u largua nga kjo detyrë vetëm se vinte nga radhët e LSI-së, por edhe bota akademike s’mund të pajtohej me lodrat e Kumbaros, për t’u zëvendësuar me një biznesmen që do të vijonte lodrat e shefave pa pësuar kokëçarje. Menjëherë, që ditën e parë të emërimit si drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit, së bashku me drejtorin e ri, një firmë Security merr në siguri parkun. Kjo përbën shkelje të procedurave, sidomos me shërbimet e sigurisë policore, qofshin private, qofshin shtetërore. Në bazë të ligjit shpallet tenderimi në aplikim Online. Kjo nuk është bërë edhe pas shumë kërkesave të ish-drejtorit dhe për një muaj firma private e Tiranës kryen këtë shërbim jashtë çdo rregulli dhe dispozite ligjore. Ky shërbim kryhet jashtë çdo rregulli dhe ligji, sepse nuk ka tender dhe, nëse ka një klauzolë, e merr një firmë kontraktuese brenda Qarkut operues, në këtë rast ai i Vlorës ku në Sarandë operojnë katër kompani Security. Kjo nuk është kryer si proces për të vetmen arsye të përfitimit korruptiv dhe fshehjes së tatimeve. Shteti po vidhet në mënyrë marramendëse nga këto firma. Vetëm të qëndrosh në faktin: Pse nuk është bërë tenderi dhe vijnë të gjitha përgjigjet dhe hamendësimet. Maskarallëqet dhe abuzimet me Parkun Kombëtar të Butrintit nga kjo ministre vijojnë. Janë 100 milionë lekë të paracaktuara si fond vjetor për Security të këtij parku, ndaj shteti bën dhe tenderim transparent nëpërmjet sistemit Online për sigurinë. Pse kjo kompani vjen pa tender dhe pse nga Tirana kur nuk kanë operativitet në Drejtorinë e Policë së Qarkut Vlorë? Kush fshihet pas kompanisë Security? Kumbaro nuk ndalet. 
Sigal