Nxehet situata në “Rrugën e Kombit”, përplasje me policinë, protestuesit qëllojnë me gurë

646
Ashtu siç ishte paralajmëruar, qindra banorë janë mbledhur në qendër të qytetit të Kukësit në mënyrë të organizuar për t’u nisur drejt tunelit të Kalimashit.
Ata do të protestojnë kundër taksës së vendosur për rrugën. Protesta është thirrur nga këshilli bashkiak dhe është mbështetur nga shoqëria civile dhe të gjitha bizneset, të cilat kanë mbyllur qepenat e tyre. Po kështu me qindra shtetas kosovarë janë nisur nga Kosova për t’iu bashkuar protestës.
Nesër bëhet një javë nga nisja e testimit të taksimit për të gjitha automjetet që kalojnë në Rrugën e Kombit. Specialistët e firmës koncesionare janë parë duke testuar aparaturat e TOLL-it, por drejtuesve të automjeteve u është dhënë një faturë me 0 lekë, por kjo nuk do të zgjasë gjatë. Pasi këtë javë vendoset se kur do të aplikohen tarifat të cilat janë jo pak të kripura për shqiptarët.
TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”
Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve thotë se të ardhurat do të shërbejnë për mirëmbajtjen e këtij aksi.
Sigal