Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Naureda Llagamit, duke çuar Asim Vokshin drejt konfirmimit si anëtar i GJK.

Llagami ishte një nga tre kandidatët që garonin për postin vakant në Gjykatën Kushtetuese, për të pasuar Holta Zaçajn.

Sigal

Për të fituar garën, një kandidat duhet të sigurojë të paktën 3/5 e votave të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, por asnjëri prej kandidatëve nuk arriti këtë kuorum.

Si rrjedhojë, sipas rregullores, u emërua kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), pra Asim Vokshi, me 89.5 pikë.

Llagami depozitoi një kërkesë pranë Kushtetueses, ku shprehu dyshime mbi vlefshmërinë e procesit, duke pretenduar se vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, çka e privoi nga mundësia për të fituar postin me shumicë të cilësuar votash.